E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te premten masa disiplinore per Neritan Tabakun

Ashtu sikurse ishte vendosur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neritan Tabaku nuk do t’i shmanget më procedimit disiplinor dhe në mbledhjen e radhës do të merret masa ndaj tij. Gjyqtari i Durrësit i cili liroi nga burgu Ilir Xhakjan, vrasësin e kryekomisar Adem Tahirajt prej disa muajsh i është shmangur procedimit disiplinor duke mos pranuar të marrë njoftimin zyrtar të KLD për mbledhjen. Për të shmangur fshehjen e tij ndaj drejtësisë KLD vendosi që njoftimi për mbledhjen ku do të merret masa disiplinore ndaj tij të bëhet përmes mediave në mënyrë që Tabaku të marrë njoftimin dhe ligjërisht njoftimi të konsiderohet i marrë. KLD ka njoftuar se në mbledhjen e datës 30 nëntor në orën 11 do të shqyrtohet masa disiplinore ndaj Neritan Tabakut i cili po ashtu i është shmangur edhe marrjes në pyetje në prokurori. Ai duhej të paraqitej për të dhënë llogari përpara prokurorit Julian Zonja por me pretekstin se nuk ka avokatin e tij nuk është paraqitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›