Kryeministri ne celjen e ekspozites se Eqerem Zenelajt
Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në çeljen e ekspozitës “Figurat kombëtare shqiptare në veprat e artistëve evropianë”, e autorit Eqerem Zenelaj. Në këtë ekspozitë, e organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, paraqiten 210 eksponate të nxjerra nga 17 arkiva të huaja evropiane, nëpërmjet të cilave portretet e shqiptarëve më të shquar të kohërave vijnë në penelin e piktorëve dhe artistëve të mëdhenj evropianë.
Duke shprehur vlerësimet e tij për këtë ekspozitë, Kryeministri Berisha theksoi se ky 100 vjetor ka qenë një leksion i madh për shqiptarët, për historinë e tyre, për të njohur më mirë vlerat e saj dhe gabimet e së shkuarës.
“Zenelaj ka punuar për shumë vite në arkivat e huaja më të lidhura me jetën shqiptare dhe ia ka dalë të mbledhë këtu, të na paraqesë sot, në një moment kulmor të kombit shqiptar, siç është 100 vjetori i pavarësisë së vendit, portretet e shqiptarëve më të shquar të kohërave, nga koha e Skënderbeut e deri më sot, në penelin e piktorëve dhe artistëve të mëdhenj të vendeve të ndryshme”-u shpreh Berisha.
Në fund të fjalës së tij kryeministri u shpreh se ky 100 vjetor ka qenë një leksion i madh për shqiptarët, për historinë e tyre, për të njohur më mirë vlerat e saj, për të njohur më mirë gabimet e së shkuarës.
Prof. Eqerem Zenelaj i ka përmbledhur punimet e kësaj ekspozite në një album, një kopje të të cilit ia dhuroi Kryeministrit Berisha.