E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të qajnë një hall pa u ekspozuar”/ Rama ndan diskutimet gjatë mbledhjes me ministrat: Qytetarët duhet të ndihen të qetë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku u diskutua mbi takimet e zhvilluara me qytetarët dhe problematikat që ata kanë ngritur.

Gjatë takimit, Rama u ndal te komunikimi me qytetarët dhe mënyra se si duhet të zhvillohen këto kontakte. Ai u shpreh se njerëzit duhet të kenë mundësinë të flasin për shqetësimet e tyre pa u ndjerë të ekspozuar.

“Njerëzit nuk vijnë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram, madje as duke u identifikuar fare që ishin aty dhe kjo do u japë mundësinë të gjithëve që të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndau edhe pamje nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë, ndërsa takimet me qytetarët pritet të shërbejnë si një mënyrë për të evidentuar më nga afër problematikat dhe kërkesat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›