Prodi një hap më afër për të qënë Kryeministër
Romano Prodi duket një hap më afër për t`u bërë kryeministër i Italisë pas betejës së ashpër të zgjedhjeve. Kur komisionet zgjedhore po numëronin votat dhe Italianët prisnin fjalën e fundit, Z. Prodi ripërsëriti besimin e fitores ndërkohë që kundërshtari i tij kryeministri Silvio Berluskoni refuzon ato. "Ndeshja mbaroi! Tani duhet të lëvizim"– deklaroi Z. Prodi nga Bolonja ku po kalon Pashkët, sipas agjensisë Italine të lajmeve Apcom. Z.Berluskoni thotë se nuk ka folur me Z. Prodi dhe ska asnjë qëllim të pranojë ato. "Ne do të resistojmë"tha ai për një grup të vogël mbështetës të mbledhur para rezidencës së tij.Në një letër të publikuar sot në të përditëshmen Corriere della Sera, Berlusconi thotë që situate është në vend. "Sipas votës së popullit, nuk ka asnjë humbës dhe asnjë fitues"– citojnë agjensitë e lajmeve Italiane. Italia ka qënë e pavendosur këtë javë që nga zgjedhjet e përgjithshme. Prodi dhe kualicioni i qendrës së majtë fitoi me shumicë fare të vogël vendesh nëtë dy dhomat e parlamentit, ndërkohë që Berluskoni pretendon se ka parregullsi dhe kërkon të kontrollohen përsëri kutitë e votimit.Dje ministria e brendeshme tha se ishin rreth 5200 vota të fshehura duke i krahasuara me me shumë 80.000 vota të treguara më parë. Format e reja nuk ishin të mjaftueshme për Berluskonin të kthenin mbrapa resultat e zgjedhjeve megjithesë ka një boshlëk shumë të vogël ndërmjet dy kualiconeve. Ministria e brendëshme thotë se kjo ka ardhur për shkak të disa fletave të bardha të hedhura gabimisht në kutitë e votimit, të cilat janët ato ku është e paqartë vota. Duhet theksuar se të dhënat ishin provisore. Por liderët e qendër së majtë akuzojnë qeverinë për mbajtjen e shtetit në paqartësi. "Maska e fshehtë e Berluskonit dhe Forca Italias u demaskua nga ministria e brendëshme"thote një zyrtar i Demokratëve të Majtë, partia më e madhe mbështetëse e Prodit. Ai gjithashtu akuzoi Berluskonin për montimin e fushatës "fallso”. Ministry për Italianët jashtë kufijvë, bëri thirrje për votime të reja, pasi 228 000 votues jashtë Italisë – rreth 10% e totalit , nuk kanë marrë në kohë materialin e votimeve.
Përg. Genti Çekrezi
Përg. Genti Çekrezi