E Diel, 1 Nëntor 2026

Imitim identiteti

Kultura e re sociale që po formohet në shoqërinë tonë si rrjedhoje e shkëmbimeve të reje sociale dhe kulturore ka krijuar një dilemë tek individi në përzgjedhjen e grupit, për të cilin mendon që i përket. Secili përzgjedhjen e bën në bazë të dëshirave të përbashkëta që i bashkon anëtarët e grupit. Me ndryshimin e pozicionit social gjithësecili mund të zgjedhë alternative të tjera duke shfaqur një formë tjetër identiteti. Në këtë rast me identitet individual nënkuptoj shfaqjen e sjelljeve, mënyrëm jetesës, kulturën etj. Interesant është fakti që në shoqërinë tonë, individët më shumë se vehten, shikojnë të tjerët që e rrethojnë. Dmth askush nuk i ka sytë tek vetja por tek të tjerët, duke krijuar një opinion, kritike, paragjikim, shprehje pëlqimi ose mospëlqimi etj, për tjetrin dhe njëkohësisht duke i dhënë trajtë një nënidentiteti në vetvete nga akumulimi i ndryshimeve që vëren përrreth.
Idetiteti është një pozicion i individit në shoqëri, është një fasadë. Ndërsa individualiteti ka të bëjë më shumë me anën psikologjike të botës së brëndshme. Vçori të fituara nga lindja dhe më vonë nga rrethi sociale përbëjnë parimin themelor te (unit) individualitetit. Ndërsa, identiteti është një sjellje e planifikuar ose një qëndrim në një pozicion të caktuar ku mund të zgjedh alternativa sipas pozicionit social. Individualiteti është një gjëndje psikologjike, dhe si rrjedhojë, vullneti nuk lejon zgjedhjen e alternativave lehtësisht.
Në përzgjedhjen e identitetit nga njëra anë ndikon struktura sociale me faktorët e saj dhe në anën tjetër vullneti dhe liria e individit. Procesi historik aktual ka krijuar shumë alternativa për individët në përzgjedhjen e identiteteve. Modernizimi dhe zhvillimi teknologjik ka krijuar mundësi si asnjëherë në historinë e njerëzimit në gjetjen e literaturës, shkëmbimin e informacionit nërmjet medias dhe internetit duke formuar norma të reja sociale. Transmetimi i informacionit nga këto mjete është përhapur gjithandej duke influencuar fuqishëm, me një ndikim të madh në përcaktimin e strukturës së individit dhe duke i ndryshuar trajtën e vullnetit të individit.
Ndryshimet sociale, kulturore, ekonomike etj kanë veshtirësuar gjetjen e një baze të ekujlibruar, të qëndrueshme dhe të përshtatshme për individin. Kjo vështirësi vrehet kudo por, veqanarisht në shoqëritë në zhvillim. Shoqëri të tilla nga pamundësia për të krijuar vlera bazuar në kulturën dhe traditën e tyre për të pajisur individin huajzojnë nga shoqëritë e tjera duke rënë ndesh dhe rezikuar qëndrueshmërinë e vet dhe duke tjetërsuar individin.
Informacioni i transmetuar nga mjetet gjigande të telekomunikacionit si televizori, kompijuteri, interneti etj nga burimet e huaja janë bërë ushqimi jetik për mediat e shoqërive në tranzicion. Askush nuk lodhet të prodhoje vlera nga kultura e vet kur i gjejnë të gatshme dhe me një kosto shumë të leverdisshme. Kush nuk blen produktin e reklamuar nga këto mjete gjigande të telekomunikacionit do të thotë që nuk i përket kësaj epoke. Nëse dikush i shikon me syrin kritik dhe nuk i përshtatet ritmit të normave të reja sociale, duke harruar traditën, do të thotë që është i prapambetur. Nëse nuk imitojmë nuk emancipohemi. Nëse nuk ju shkojmë pas të tjerëve nuk ecim përpara. Individi duhet të jetojë për shoqërinë. Sot, aq sa e pakuptueshme është të jetosh për shoqerinë aq kuptim ka jeta për individin në shoqëri. Në shoqëritë moderne forca i përket medias e cila ka ndërmarrë një detyrë të madhë në emër të individit për ti dhënë një jete sa më të pakuptueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›