E Diel, 1 Nëntor 2026

Të realizojmë ëndrrën e Azemit, të anëtarësojmë Shqipërinë në BE

12-09-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta bëri dje homazhe në nderim të figurës së “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, z .Luan Rama, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Në nderim të figurës së tij, Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me lule, si dhe la një shënim në librin e ngushëllimeve të hapur me këtë rast. Kryetari i Kuvendit shprehu ngushëllimet e sinqerta  bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të Azem Hajdari. Më pas, në një prononcim për mediat  Kryetari i Kuvendit theksoi se: “Sot është një ditë e rëndësishme, është një ditë homazhesh dhe kujtimi për simbolin e lëvizjes studentore të Dhjetorit, e cila  ktheu faqen e Shqipërisë, përmes thirrjes: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, për ish- kolegun tonë Azem Hajdari, kujtim i  të cilit do të jetë gjithmonë i paharrueshëm dhe është dhe një ditë angazhimi për të ardhmen për të plotësuar dhe ëndrrën e tij që Shqipëria të jetë si e gjithë Evropa dhe e gjithë gjeneratës që ai drejtoi për të ndryshuar faqen e Shqipërisë, pra studentëve të dhjetorit. Ai nuk e kurseu guximin, kurajën dhe vizionin e tij duke rrezikuar gjithçka. Jam i bindur se gjithë ne të tjerët do të na duhet vetëm të tregojmë  më shumë urtësi, përgjegjshmëri në mënyrë që ëndrra e tij dhe gjithë studentëve të dhjetorit të bëhet realitet sa më shpejt që Shqipëria të bëhet një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian. I paharruar kujtimi i Azem Hajdarit. Është emër që kujton jo vetëm një ndryshim epokal të nisur në dhjetor të vitit 1990, por  na kujton që këto sakrifica duhet ti respektojmë dhe  ti çmojmë që ëndrrën e tij, dhe të gjithë gjeneratës së tij ta përmbushim sa më shpejt”. Pas homazheve, Kryetari i Kuvendit mori pjesë në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të Azem Hajdarit në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në drekën e shtruar me ketë rast.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›