KQZ nuk e certifikon listën “Srbija”
PRISHTINE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të certifikojë listën unike “Srbija’’ të propozuar nga Serbia. I gjithë spektri politik kosovar është unik kundër certifikimit të saj.
Ndërkohë, sipas mediave në Kosovë, në takimin e sotëm të grupeve të punës, që po mbahet në Bruksel, pritet propozimi i ri nga pala serbe pas refuzimit të KQZ-së që ta bëjë certifikimin.
Mirëpo, pos emërtimit që vlerësohet antikushtetues, partitë opozitare rrezikun më të madh e konsiderojnë pozicionin e pjesëtarëve të kësaj liste pas përfundimit të zgjedhjeve.
(er.nu/koha/BalkanWeb)