E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Programi i PS, ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare fund e krye me urrejtje ndaj opozitës

12-09-2013 / Gazeta 55

Lideri historik i demokratëve komenton programin e PS: Të vetmet të vërteta në ato faqe, një listë premtimesh të realizuara nga qeveria e PD

Programi i PS është i gjithi një mashtrim, thotë lideri historik i demokratëve në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke iu referuar draft-programit të qeverisë së PS. “Asnjë shifër, asnjë afat, asnjë kosto, asnjë projekt! S’ka 100 ditësh, s’ka 300 ditësh, ka vetëm mashtrim. Ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare. Ky nuk është program!”- shkruan Berisha. Ai thekson se si asnjë program tjetër në historinë e Parlamentit pluralist, ky program nuk përmban asnjë kosto apo buxhetim, asnjë afat të caktuar, asnjë projekt konkret, asnjë përqindje apo shifër të veçantë përveç 300 mijë vende pune, 155 mijë në bujqësi, por se me çfarë buxheti askush nuk e di. “Bashkë me vapën e gushtit na paska ikur jo vetëm 100 ditëshi, por dhe 300 ditëshi, te përgatitur me aq bujë, sekret dhe djersë në mbledhjet nomade të Vlorës dhe Shkodrës. Ky nuk është program qeverie, por thjesht ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare fund e krye urrejtje ndaj opozitës dhe qeverisë së PD. Axhamiu 2 meterlik doli sot cullak, jo nudo si në plazhe, por pa program para shqiptarëve. Pra antiglobalizëm, mashtrim dhe vetëm mashtrim”- tha Berisha. Ai deklaroi gjithashtu se, “të vetmet të vërteta në ato faqe janë një listë e gjatë premtimesh, por që kanë muaj dhe disa syresh vite tashmë që janë realizuar nga qeveria e PD”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›