E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rikthehet projektligji per Gjykaten Administive

Ne nje njoftim per shtyp administratori i pergjithshem i Konfindustrise Gjergj Buxhuku thote se krijimi i gjykatave administrative eshte ne thelbin e vet me permasa shtetformuese sepse ekzekutivi ne shembullin e shteteve demokratike te zhvilluara do te duhej te leshonte sikurse parashikohet ne ligjin perkates pjese te konsiderueshme te pushtetit drejt nje sistemi tjeter sic eshte pushteti gjyqesor.

Konfindustria kerkon te hiqet dore nga shembujt e papranueshem mediatik te deritashem te politizimit skajor te arsyeve te paqena te mosmiratimit te projektligjit perkates si dhe te nderkombetarizimit te pavend qe i eshte bere procesit te ndertimit te gjykatave administrative. Ndertimi i gjykatave administrative duhet te miratohet nga vendimmarrja politike si nje kerkese dhe nevoje e qytetareve biznesit dhe realitetit te sotem te zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe ne asnje menyre vetem per hir te projekteve te shteteve miq dhe te huaj pavaresisht se keta te fundit duhet te falenderohen per ndihmen bujare te dhene deklaron Buxhuku.

Konfindustria mendon se eshte casti i duhur qe te behen edhe disa permiresime te nevojshme dhe te rendesishme qe nuk jane marr parasysh ne draftin e projektligjit te gjykatave administrative te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise .

Perfitimi me i madh i menjehershem i ndertimit te gjykatave administrative do te ishte ripercaktimi dhe rindarja e plote e fushes se pergjegjesise dhe lendes se punes se gjithe sistemit gjyqesor qe do te shenonte dhe dhenien e mundesise per ndermarrjen e nismave te tjera ligjore per permiresimin e domosdoshem te tij. Sistemi gjyqesor me mungesen e plote te profesionalizimit subjektivizmit dhe shfaqjen e qarte te korrupsionit masiv eshte kthyer ne pengesen me te madhe te zhvillimit ekonomik shoqeror dhe institucional te vendit me pasoja te pamatshme ne dem te qytetareve shqiptare deklaron Gjergj Buxhuku ne njoftimin e tij per shtyp.

2010-10-10 1231

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›