Filmi europian
Me rastin e Festivalit të Filmit Europian në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Këshilli Britanik, shfaq Sulm mbi qytet (Attack the Block), sonte, ora 18:00, në Kinema Millenium. Filmi me të cilin aktori Joe Cornish (bashkautor i Aventurat e Tintinit) debuton si regjisor, është një kombinim i dramës sociale me fanta-shkencën që përshkruan jetën bashkëkohore britanike.
Pas tij, në program, ora 20.00, shfaqet filmi belg Pengesa nga Frank van Mechelen. Hyrja është e lirë.
Në të njëjtin kuadër, Këshilli Britanik në Tiranë, organizon sot, ora 10.00 në sallën Black Box të Universitetit të Arteve, takimin e studentëve të regjisë me kritikun britanik Ian Hyden Smith. Ai ndalet në disa elemente të krijimtarisë së regjisorit britanik Alfred Hitchcock.