E Diel, 1 Nëntor 2026

Baronesha Ashton nis sot turin ballkanik, vizita në Tiranë, Podgoricë e Shkup

Gazeta Shqip

ashtonPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, do të nisë sot një turne të vogël ballkanike, për tiu konfirmuar shteteve të rajonit perspektivën europiane.

Ashton nis ditën në Podgoricë, kurse më pas do të udhëtojë për në Tiranë dhe Shkup, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.

Ende nuk dihet nëse ajo do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Por, sipas zyrës së saj për shtyp, nëse do të ketë ndalesa tjera dhe ndryshim axhende, veç këtyre tri kryeqyteteve, do të ketë njoftim me kohë.

15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Baronesha Ashton nis sot turin ballkanik, vizita në Tiranë, Podgoricë e Shkup burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›