E Martë, 3 Nëntor 2026

Rapsodi me çifteli-Ruajtja e traditës ndër breza në Kukës

Lidhjen dhe historinë me çiftelinë, e ka të veçantë. Është rapsodi lumjan Ferid Dida, i cili prej shumë vitesh me talentin e tij kontribuon në qytetin e Kukësit dhe jo vetëm.

Feridi prej 2 vitesh tashmë, në ambientet e Pallatit të Kulturës mëson një grup djemsh t’i bien çiftelisë.

Emocioni dhe dëshira e djemve për të mësuar çiftelinë, vërehen tek sytë e tyre dhe fjalët gjithë emocion që kanë.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›