Te rinjte e Burrelit, nje mundesi punesimi me shume
Tashme te rinjte e qytetit te Burrelit dhe zonave perreth kane nje mundesi me shume per formimin profesional dhe punesimin e tyre. Kjo, fale nje qendre te re qe eshte ngritur si bashkepunim i shoqates "Ne Dobi te Gruas Shqiptare" dhe shoqates zvicerane SGF, me mbeshtetjen e vecante te bashkise se Burrelit. Ne fakt, formimi profesional eshte prej vitesh pjese e strategjise se kesaj shoqate, e cila ka ngritur disa qendra te kesaj natyre ne vend. "Alternativa Profesionale", eshte nje sherbim per zhvillim profesional, integrim dhe rehabilitimin e femijeve te rruges dhe adoleshenteve ne veshtiresi, nisur qe nga viti 1997 ne qytetin e Tiranes e me pas ne Elbasan ne vitin 2000. Permes sherbimeve qe kryejne keto qendra ofrohet formim profesional ne kurse si kuzhine, automekanike, rrobaqepesi, parukeri, mbeshtetje ekonomike dhe ndjekje sociale, te organizuara ne kurse 6-9 mujore. Krahas njohurive profesionale, femijet marrin njohuri te pergjithshme ne Matematike dhe Gjuhe te Huaj (Anglisht). Femijet perfitojne: sherbim drekor falas cdo dite, sherbim mjekesor periodik, medikamente ne cdo rast semundjeje, mbulimin e sigurimit per jeten,program i nderhyrjes sociale. Duke u mbeshtetur ne keto pika kyce te pervojes se shoqates dhe me mbeshtetjen financiare te SGF, Zvicer, u be e mundur qe ky program te adaptohej dhe ne qytetin e Burrelit. Nje aspekt shume i rendesishem qe beri te mundur ngritjen e qendres "Alternativa Profesionale nr.3" ne Burrel lidhet me mbeshtetjen bashkise se qytetit, me te cilet eshte nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi. Disa mjedise te Pallatit te Sportit jane vene ne dispozicion nga bashkia e qytetit per ngritjen e kesaj qendre. Rikonstruktimi dhe pajisja e tyre me mjetet e nevojshme didaktike, perzgjedhja dhe koordinimi i stafit e veprimtarive qe do te realizohen jane hapa te suksesshem, te ndermarre tashme, e qe japin garanci per nje fillim te mbare te "Alternatives Profesionale, nr 3". Kurset e para te rrobaqepesise dhe kuzhines kane nisur tashme per 30 nxenesit e brezit te pare, duke krijuar keshtu mundesi reale per marrjen e profesioneve dhe rritjen e shanseve per punesim te te rinjve ne veshtiresi, te ketij qyteti dhe zonave perreth.
M.Bregasi
M.Bregasi