Vllaznia mban distancen me Tiranen
Vllaznia vazhdon te kryesoje bindshem Kategorine Superiore. Ne "Loro Borici", sulmuesi ganez i ardhur ne forme shkembimi nga turqit e Hacetepes, Boadu, shenoi golin e vetem te ndeshjes, ndaj Flamurtarit, ne pjese te pare. Ky gol rezultoi ne fund i mjaftueshem per t'i dhene tre pike skuadres se tij, e cila ne prag te mbylljes se pjeses se pare te ketij edicioni ka te gjitha shanse te kurorezohet, kampione dimri. Vllaznia pati probleme me te demtuarit para ndeshjes, por kjo nuk e pengoi ekipin e Agim Canajt qe te vijoje kampionatin me serine e fitoreve. Kuqeblute po kalojne nje moment te mire dhe nese presidenti i ekipit, Valter Fushaj do te veproje ne merkato, per te afruar elemente te tjere, ashtu sikurse edhe premtoi pak kohe me pare, atehere ne pjesen e dyte te gares se Kampionatit te 70-te Kombetar te Futbollit, Vllaznia do te jete nje prej kandidateve kryesore qe te fitoje titullin kampion, sukses qe i mungon prej tete vjetesh ne Shkoder. Aktualisht, Vllaznia ndodhet kater pike para rivales se saj, Tiranes. Bardheblute priten ne "Selman Stermasi" Apolonine e Fierit. Nje ndeshje qe eshte dominuar nga ana e Tiranes, e cila nen drejtimin e trajnerit te ri Agustin Kola, i rikthehet fitores se munguar dhe shmang paksa problemet e shfaqura gjate javeve te fundit. Tirana, favorite kryesore ne fillim te kampionatit. Por edhe sulmuesi Daniel Xhafaj, me dy goleshin qe shenoi ndaj Apolonise, sikur kishte pritur largimin e trajneri Blaz Slishkovic per t'u zhbllokuar. Para se te largohej ne mesjave, ish-trajneri Blaz Slishkovic ishte ankuar disa here se ekipi nuk shenonte lehte dhe Daniel Xhafaj kishte shenuar vetem nje gol ne ndeshjet e fazes se pare. Dje vlonjati i Tiranes ishte deciziv para portes se Apolonise se Fieri, duke shenuar ne fund dhe ne fillim te pjeses se pare. Andi Lila e vulosi rezultatin dhe fitoren e paster te Tiranes, duke i dhene nje start te shkelqyer punes se trajnerit te ri, Agustin Kola, i cili nuk nguroi te falenderonte ne fund te ndeshjes skuadren e tij per lojen dhe per piket qe siguroi ne fushe. Nje fitore qe per Vllaznine dhe Dinamon ndoshta do te thote se gara tashme ka nisur dhe beteja do te jete shume me e forte. Tirana, pas afrimit te trajnerit te ri, pritet te reagoje edhe gjate merkatos se dimrit. Disa lojtare mund te largohen dhe te tjere te vijne ne radhet e bardhebluve. Por edhe Dinamo ne dy javet e mbetura do te kerkoje te afrohet me kryesuesit.
Aranit Muraci
Aranit Muraci