Të rinjtë i kam mbështetur më shumë se Rama
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha duke folur në Forumin Rinor Demokratik të Ballkanit tha se edhe pse është më i vjetër në moshë i ka mbështetur të rinjtë më shumë se kreu i opozitës, Edi Rama.
Duke folur në këtë Forum, Berisha u tha të rinjve që gjithmonë ka luftuar për atë që kam besuar, pasi liria është dinjitet.
Mund të jeni të pasur, të varfër, mund të jeni të edukuar por liria është dinjitet. Ne e kishim humbur atë gjatë diktaturës.- theksoi kryeministri.
Ndërmjet eksperiencës dhe të rinjve, zgjodha të rinjtë. Besoj se të rinjtë duhet të mbizotërojnë. Ekseperienca është e mirë, por nuk është më e rëndësishmja në procesin e reformave. Kjo është arsyeja që unë punoj me të rinj dhe do të vazhdoj të punoj me ta deri sa të jem në politikë. Unë kam nevojë për mbështetjen e tyre, dua ti promovoj ata, dhe do ta bëj këtë gjë.- vazhdoi më tej kryeministri.
Ai shtoi se përveç promovimit të tyre në politikë, do tu japë mbështetje edhe në aspekte të tjera, ku ndër më të rëndësishmit është arsimi.
Berisha tha se po punohet për përmirësimin e arsimit të lartë, si dhe shpjegoi se TOEFL është bërë më ligj për doktoraturat, pasi sipas tij, nuk ka gjë më të mirë se një i ri të komunikojë në anglisht, në këtë gjuhë kaq të rëndësishme.