E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Të hapen dosjet e politikanëve spiunë

TIRANE- Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha sot se ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.

Komentet, Spahiu i bëri gjatë një aktiviteti të Lëvizjes Rinore Kuq e Zi, ku shtoi se, votat me Athinën u bashkuan tri herë; një herë për kufirin ujor, herën e dytë për kombësinë dhe herën e tretë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.

Spahiu akuzoi politikën për tradhti, duke thënë se për të mbajtur një kolltuk, janë të gatshëm ti shtrijnë dorën çdo kujt, edhe atyre që i kanë poshtëruar shqiptarët.

Pa nacionalizëm demokracia është në rrezik, tha ai.

Lidershipi i krokodilit nuk sfidon dot Kuq e Zinjtë, tha Spahiu duke artikuluar edhe njëherë idenë për hapjen e dosjeve të politikanëve spiunë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›