E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë, konkurs për dixhein më të mirë

Aktiviteti

Në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht, do të zhvillohet një cikël aktivitetesh rinore. Me iniciativën e një grupi të rinjsh dhe me mbështetjen e shoqatës kulturore “Artisti”, do të zhvillohen në datat 31 korrik dhe 4 gusht dy mbrëmje festive dhe argëtuese për të gjetur DJ më të mirë në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni. Do të jepen katër çmime nga një juri me përbërje kryesisht gazetarësh. Regjisori i këtij spektakli do të jetë artisti i ri Sokol Guga, ndërkohë që janë parashikuar që gjatë mbrëmjes do të performojnë artistë të njohur të skenës shqiptare, do të ketë kërcime, këngë, si dhe surpriza.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›