Të rinjtë në këmbë kundër qeverisë, Policia apel nxënësve dhe prindërve: Ruani qetësinë dhe distancohuni nga çdo akt dhune!
Ndërkohë që situata e protestës sa vjen dhe përshkallëzohet, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës.
Policia u kërkon të rinjve të mos përfshihen në veprime që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, ndërsa i fton të largohen menjëherë nga zonat ku ushtrohet dhunë.
Një mesazh i veçantë u drejtohet prindërve, të cilëve policia u kërkon të kujdesen për fëmijët dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg situatave të dhunshme.
THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE
Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!
Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!
Një apel i veçantë për prindërit!
Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!
Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.
Ju lutemi, bashkëpunojmë!