E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione mes protestuesve dhe policisë, bulevardi Dëshmorët e Kombit “pushtohet” nga gazi lotsjellës

Sërish tensione janë shënuar mes studentëve dhe policisë,  në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj të rinjve për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre, ndërsa bulevardi është “mbytur” në tym.

Disa prej të rinjve, hodhën edhe gurë ndaj efektivëve të pranishëm.

Studentët, në ditën e tretë të protestës, kryen sërish sulme nëpër zona të ndryshme, ndërsa shkatërruan sinjalistikën rrugore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›