E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rinjte perkrahin Haradinajn proteste kunder vendimit te Hages

Qindra të rinj kanë protestuar në orët e vona në Qendër të Prishtinës, kundër vendimit të Dhomës së Apelit për anulimin e vendimit të Trupit Gjykues për lirimin e përkohshëm të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Të rinjtë nga Prishtina, duke mbajtur në duar parulla si “Ramushi i të gjithëve”, “Drejtësia Ndërkombëtare u Përmbys”, dhe të tjera, kanë qëndruar për disa minuta para Teatrit Kombëtar, duke protestuar në mënyrë paqësore.

Sipas zyrtarëve të AAK-së, kjo protestë nuk është organizuar nga partia por nga të rinjtë të cilët kanë dashur që të solidarizohen me familjen Haradinaj. Në protestë ishte edhe gruaja e Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, e cila nuk do ta ketë mundësi që ta ketë afër bashkëshortin e saj, në kohën kur ajo pret të sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›