E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mberthen gjithe Shqiperine veshtiresi ne disa akse rrugore

I gjithe territori i vendit eshte perfshire nga temperaturat e uleta dhe reshjet e dendura te debores. Rreshjet e rena thuajse pa nderprere gjate dy diteve te fundit kane krijuar probleme te medha ne dhjetra komuna e fshatra sidomos ne veri e verilindje te vendit. Ne qarkun e Kukesit komunat Arren, Zapod, Burshtrice, Shishtavec Golaj, Gryke Caje, Kalis dhe Gjinaj jane izoluar nga bora dhe paraqiten veshtiresi te medha ne komunikimin mes fshatrave. Ne qarkun e Dibres jane izoluar komunat e Topojanit, Trebishtit. Ne kruje nga trashesia e bores, jane izoluar 7 fshatra, nderkohe qe trashësia e bores, ka arritur ne 20cm.

Edhe ne Gramsh jane bllokuar kater komuna, per pasoje edhe mesimi eshte nderprere, ndersa ne Elbasan ku trashesia e debores ka arritur ne 15 cm, qafa e Krrabes paraqet veshtiresi ne qarkullim. E njejta situate problematike, ne qarkullimin e automjteve paraqitet edhe ne qafen e Llogarase. Diten e premte veshtiresi ka patur dhe ne autostraden Tirane –Durres, ne rrugen e Ndroqit, si dhe ne kilometrin e 29, qe lidh Tiranen me Elbasnin.

Problematike situate ka qene dhe ne juglindje te vendit, ku termometri ka shenuar vleren -12 grade, per pasoje nga bora dhe ngricat jane bllokuar komunat Moker dhe Moglioce. Edhe jugu i vendit eshte mbuluar nga bora. Veshtiresi jane krijuar ne aksin Gjirokaster- Sarande dhe ne qafen e Muzines. Ne komunen e Frasherit ne Permet, ne ate te Zagories, ne Gjirokaster dhe ne komunen e Lopsit ne Tepelene.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e premte , 17 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›