E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rinjte, proteste per punesimin

Te rinj nga Tirana kane protestuar para Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Ata kane kerkuar qe projektet per punesimin e te rinjve te mos mbeten ne leter, por te behen realitet. Sipas te rinjve, ka pak mundesi punesimi per te rinjte. Sipas tyre, pjesa me e madhe e te cileve kishin mbaruar studimet e larta, nuk kane gjetur mbeshtetje per t'u punesuar pavaresisht rezultateve te mira. Kryetari i Forumit , Dritan Broka, theksoi se ky eshte vetem fillimi i kesaj fushate te gjate, ku ne si te rinj do kerkojme te gjitha te drejtat tona nepermjet mjeteve demokratike. "Kur mijera te rinj enden rrugeve duke lypur, duke shitur fara dhe paketa, duke qene te pashprese dhe te pa orientuar ku mund te drejtohen , keto institucione realizojne disa politika qe ngelen ne leter dhe na publikojne shifra joreale" ka pohuar Broka. Protestuesit nepermjet nje foto galerie, ku iu bene thirrje perfaqesuesve te kesaj ministrie, politikes dhe publikut te gjere, te shohin punen e ministrise ne fjale. Rinia Aktive duke e titulluar kete institucion: Ministria e Papunesise, e Ceshtjeve jo te Barabarta dhe Shanseve te Humbura. Te rinjte theksuan se kerkojne se shpejti te ulen ne nje tryeze te rrumbullaket me perfaqesues te MPCSSHB.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›