Parku i "Ali Demit", perfundon investimi 40 milionesh
Perfundon investimi per ndertimin e parkut ne lagjen "Ali Demi" ne Tirane. Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama i pranishem ne inaugurimin e punimeve, tha se ky rikualifikim do te pasohet edhe nga te tjere, ne te tjera zona e territore, ku do te krijohen kushtet me te mira per komunitetin dhe per mundesite qe njerezit te kalojne se bashku oret e lira. Parku "Ali Demi" ndodhet ne kryqezimin e rrugeve "Ali Demi" dhe "Idriz Dollaku". Aktualisht ne te vihet re nje fluks i theksuar levizjesh per kembesoret, ne drejtimin veriperendim - juglindje. Zgjidhja urbane e propozuar, respekton kete prakticitet duke krijuar nje aks te fuqishem levizjesh, sipas ketij drejtimi. Ne kete menyre, perftohen dy zona kryesore; zona ne lindje te ketij aksi, nje zone e qete me karakter parku dhe zona ne perendim, e zhurmshme e kryesisht me karakter sportiv. Zona e qete eshte konceptuar si nje hapesire e pershtatshme per moshat e treta dhe femijet. Pjesa me e madhe e siperfaqes eshte mbjelle me bar dhe peme te llojeve te ndryshme te cilat krijojne hije te mjaftueshme. Po ashtu, cezmat me uje te pijshem dhe stolat, jane menduar si elemente te domosdoshem per zonen e qete gjate periudhave te nxehta te vitit. Zona sportive eshte konceptuar nje piste patinazhi me pedana, e pershtatshme per "skate board", per femijet dhe te rinjte e moshave te ndryshme. Ndersa ne hyrje te parkut fillon aksi kryesor i levizjes, e paralel me te edhe hyrja per ne zonen sportive, ku eshte konceptuar nje plan i pjerret per paraplegjiket.
Elementet
Elemente te tjere te parkut jane; nje shesh i vogel, lodra per femijet, shatervani, qe eshte trajtuar si nje siperfaqe relativisht e madhe dhe me kuote te ulet, ku femijet do te kene mundesi te argetohen e te freskohen. Perreth shatervanit ka nje stol te vazhduar rrethor i cili do te mundesoje qendrimin rrotull shatervanit.