Të shikosh vetveten në pasqyrë
Nga Thomas Friedman
(Nju Jork Tajms)
David D. Kirkpatrick është shefi i zyrës së korrespondentëve të gazetës “The Times” në Kajro të Egjiptit, i cili citon një prej demonstruesve egjiptianë jashtë ambasadës amerikane, quhet Khaled Ali, i cili justifikon protestat e dhunshme të javës së kaluar, duke deklaruar: “Ne kurrë nuk do të fyenim ndonjë profet - as Moisiun, as Jezusin - kështu që ne pretendojmë që dhe Muhamedi të respektohen”.
“Zoti Ali, është një 39-vjeçar punëtor i një fabrike tekstili, dhe ishte mbajtur një tabelë që shkruante në gjuhën angleze lexuar se: “Shut up America, mbylle gojën Amerikë”. Dhe i kërkonte presidentit Obama të kërkonte falje!
Kam lexuar disa komente të tilla në shtyp nga ana e protestuesve javën e kaluar, dhe unë kam një problem të madh me ta. Unë nuk doja të shihja besimi askujt të fyer, por ne kemi nevojë për t’i thënë dy gjëra shumë të qarta - më të qarta se ekipi i presidentit Obama i ka bërë ato. Njëra është se një fyerje - edhe videoja idiote dhe e shëmtuar anti-Islam në YouTube që filloi të gjithë këtë - nuk i jep të drejtë njerëzve që të dalin në rrugë dhe të sulmojnë ambasadat e të vrasin diplomatë të pafajshëm. Kjo nuk është mënyra korrekte sesi sillen njerëzit. Nuk ka asnjë justifikim për atë. Kjo është e turpshme. Dhe, së dyti, para se të kërkojnë falje nga presidenti ynë, zoti Ali dhe egjiptianët i rinj, tunizianë, libianët, jemenitë, pakistanezët, afganët dhe sudanezët, të cilët kanë dalë në rrugë më parë do të duhet të shikojnë një herë veten në pasqyrën e botës së tyre - ose thjesht të shikojnë njëherë televizionet e tyre. Ata mund të shikojnë logjikën shoviniste që është duke u derdhur nga disa prej mediave të tyre – në stacionet televizive satelitore dhe faqet e ueb-it ose duke u shitur në libraritë nëpër trotuaret jashtë xhamive - ku ka fyerje për shi’itët, hebrenjtë, të krishterët, sufitë dhe kushdo tjetër që nuk është një suni, apo një mysliman fundamentalist. Ka njerëz në vendet e tyre, për të cilët urrejtja për "tjetrin" është bërë si një burim identitetit dhe një justifikim kolektiv në dështimin e realizimit të potencialin e tyre.
Instituti për kërkime “The Middle East Media Research Institute”, ose Memri, i themeluar në vitin 1998 në Uashington nga Yigal Carmon, një ish-këshilltar i qeverisë izraelite kundër terrorizmit, “për të mbushur hendekun mes Lindjes së Mesme dhe Perëndimit duke përdorur monitorimin, përkthimin dhe studimin e gjuhës arabe, iraniane, Urdu dhe Pashtu, medias, teksteve shkollore, si dhe predikimet fetare. Kam respekt për Memrin sepse përkthehet jo vetëm gjera të shëmtuara, por dhe gjëra liberale apo komentatorët reformatorë arabë. Qeveria e SHBA duhet të botojë videot që ka regjistruar Instituti MEMRI rreth organizatave që propagandojnë urrejtje dhe fyerje për kristianët, hebrenjtë, shi’itët, etj.
***
Ja disa nga përmbajtjet e videove. Pikërisht për të treguar se fyerja dhe mungesa e respektit është e përhapur edhe në vendet ku këto ditë ka protesta dhe mësymje të ambasadave për të bërë drejtësi teka ata që kanë fyer besimin mysliman dhe profetin.
Për të krishterët. Rahimpur Azghadi Hasan, një anëtar i Këshillit Suprem iranian për Revolucionin Kulturor ka thënë: Krishterimi është një “kufomë qelbur e cila duhet të parfumohet vazhdimisht për ta mbajtur atë të pastër”. 20 korrik 2007.
Sheiku Al-Khatib el-Bagdadi, "Është e lejueshme për të derdhur gjakun e të krishterëve të Irakut" dhe se lufta e shenjtë kundër tyre është një domosdoshmëri. 14 prill 2011.
Abd el-Aziz el-Faëzan Faëzan, mësues saudit i ligjit islam, ka bërë thirrje për një "urrejtje pozitive" të krishterëve.
Për shi’itët. Kleriku egjiptian Mazen Al-Sirsaëi ka thënë: "Nëse All-llahu nuk e kishte krijuar shi’itët si njerëz ata do ishin gomarët”. 7 gusht 2011. Grupi terrorist pakistanez Lashkar-e-Jhangvi ka publikuar një seri mesazhesh, duke përdorur rrjetet sociale në internet, si dhe për të nxitur urrejtjen kundër Shi’itëve. 21 mars 2012.
Mbi çifutët. Në një artikull të botuar në internet nga Vëllazëria myslimane nxitet dhe lavdëron lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe kundër hebrenjve, “pasardhës të majmunëve dhe derrave”. 7 shtator 2012. Besimtari pakistanez Raza Saqib Mustafai Muhamed tha se "kur çifutët do të fshihen nga dheu bota do të pastrohet". 1 gusht 2012.