E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e urgjencave te patrajtuar per traumat



Mjeket e pergjithshem, kryesisht aty ku edhe drejtohen fillimisht te moshuarit, te cilet kane pasur nje traume apo frakture gjate rrezimit, nuk jane te afte te kurojne dhe trajtojne keta persona. "Nje perfundim shume i rendesishem eshte mungesa e trajnimit te te gjithe mjekeve lidhur me rrezimet dhe frakturat te te moshuarit. Gjithashtu, eshte shume i rendesishem edhe interesimi i te gjithe mjekeve per nje trajnim te tille", thuhet ne studimin e ISHP-se. Sipas ketij te fundit, ka rezultuar se ne praktiken rutine nuk ndiqen procedura te vecanta ekzaminimi nga mjeket e pergjithshem dhe ata specialiste, si dhe nuk aplikohen teste te vecanta per te parandaluar rrezimet te te moshuarit. Nje tjeter fenomen qe eshte verejtur gjate studimit eshte moskryerja e inspektimeve ne ambientet ku jeton i moshuari, me qellim marrjen e masave parandaluese si dhe nuk ekziston nje udhezues i mirefillte per trajtimin medikamentoz te tyre. Nga ana e tyre, mjeket kane treguar se shume here jane vete personat e moshuar, te cilet nuk i trajtojne frakturat e marra qe ne momentet e para, por pasi ato perkeqesohen dhe lene shenja per gjate gjithe jetes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›