E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me gratë biznesmene: Taksat në Durrës abuzive, mos i paguani

berisha-grateDurrës- Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me gratë e angazhuara në biznes në qytetin e Durrëist, ku ka prezantuar programin e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit u shpreh se në mandatin e radhës qeveria do të bëjë më shumë sa i përket barazisë gjinore, ndërsa ka kërkuar dhe sugjerime nga të pranishmet lidhur me këtë aspekt.

Themeli i rrëzimit të murit të pabarazisë gjinore qëndron tek liria, tek përpjekja e vazhdueshme e grave, por dhe burrave bashkë me to, për të ngushtuar gjithnjë e më shumë këtë mur, për të ecur drejt një barazie gjinore. Në përpjekjet tona këto vite ky ka qenë një qëllim kryesor. E vërteta është që këto përpjekje sot janë të faktuara sepse kanë dhënë rezultate të prekshme. Në vitin 2005, për shkak të këtij muri të pabarazisë, diferenca në paga mes burrave dhe grave ishte jo më pak se 36%. Kjo në ligj nuk ekzistonte, por diferenca ishte jashtëzakonisht turpëruese, tejkalonte 1/3. Sot ka zbritur në 17.7% diferencat e rrogave mes grave e burrave,- tha Berisha.

Në vijim Berisha u shpreh se qyteti i Durrësit vuan nga taksat e larta, duke thënë se bashkia ka shkelur ligjinj, sepse sipas tij po takson bizneset rreth 60% më shumë.

Është diçka absolutisht e vërtetë, shqetësuese dhe e paligjshme. Ky shqetësim është konstatuar edhe prej meje dhe kam arritur të konstatoj se taksat në qytetin tuaj janë 40-60% më të larta. Kjo është e jashtëligjshme, sepse një bashki mund të luhasë taksat vendore me plus, minus 10% në bazë të ligjit. Kjo është ajo që bën politika e Ramës dhe taksa e tij progresive, që në Tiranë e çoi deri në 100% tatimet vendore. Unë ju premtoj se menjëherë do të kërkoj mbledhjen e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar uljen urgjente të taksave, ndërsa ju bëj thirrje që të mos paguani asnjë tatim më shumë nga ato që ju takojnë ligjërisht,- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›