E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita etnografike ne ambientet e Ish-Muzeut ne Tirane

Krah Kullës së Sahatit në ambjentet ish muzeut të orëve, veshje të krahinave të ndryshmë të Shqipërisë janë të ekspozuara në korniza.

Kjo ekspozitë e përhershme zgjon kureshtje të vizitorëve, pasi është i vetmi ambjent deri tani në kryeqytet, ku pasyrohen veshjet dhe kultura popullore origjinale. Ajo cka u bën më shumë përshtypje është mënyra e thurjes së veshjeve në formë artizanale.

Kjo ekspozitë është vetëm një pjesë e fondit etnografikë që është në varësi të Bashkisë së Tiranës, e cila është e përfshirë në guidën turistike. Veshjet dhe objektet e ekspozuara janë mbi 100 vjecare krijuar nga duart e mjeshtrave popullorë. Objektiv është që fondi etnografik së shpejti të mund të shndërrohet në një muze të mirëfilltë etnografik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›