E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen nje pus nafte ne Sheqishte te Patosit

Një pus nafte shpërtheu në fushën naftëmbajtëse në Sheqishtë të Patos-Marinëz.
Pusi i fondit të ndalur që administrohet nga Bankers Petroleum ka nisur të nxjerre gaz metan të papërpunuar nga thellësia e tokës. Shkak mendohet të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane.
Në afërsi të pusit ndodhen 5 banesa, banorët e të cilave janë përshfirë nga paniku.
Kompania Bankers nuk ka dalë më një version zyrtar për ngjarjen por paraprakisht ka njoftuar se nuk ka rrezik për shëndetin e banorëve dhe se situata është nën kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›