Të shtëna armësh në kryeqytet, palgoset pronari i një Autoshkolle
Mëngjesi ka nisur nën të shtëna armësh në kryeqyet. Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Luigj Dukagjini, pronar i një Autoshkolle, është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.
Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të plagosjes