Naomi Watts si princeshë Diana
Me afrimin e premierës së filmit Diana më 20 Shtator në Mbretërinë e Bashkuar, ja ku na vjen dhe trailer-i paraprak i filmit.
Me regji të Oliver Hirschbiegel (Downfall) dhe me Naomi Watts në rolin e Princeshës Diana, historia fokusohet në dy vitet e fundit të princeshës, duke u përqëndruar kryesisht në marrëdhënien e saj të fshehtë me kirurgun kardiolog Dr. Hasnat Kahn i cili interpretohet në film nga Naveen Andrews (Lost).
Skenari i Stephen Jeffreys (The Libertine), që bazohet në romanin Diana: Her Last Love nga Kate Snell, ndjek dhe transformimin e famës së saj dhe shndërrimin e saj në një aktiviste globale e në një humanitare.
Duke patur parasysh që filmi bazohet në romanin ku përfshihen intervista me miqtë e ngushtë të princeshës, shpresojmë që tregojë figurën e plotë të Dianës përtej imazhit perfekt që është krijuar deri më sot.









