Atentat mafioz në kryeqytet, ekzekutohet pronari i një Autoshkolle
Mëngjesi ka nisur nën të shtëna armësh në kryeqyet, ku një atentat mafioz i ka kushtuar jetën një personi. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën Hoxha Tahsim, ku Luigj Dukagjini, pronar i një Autoshkolle është qëlluar me 6 plumba ne trup, në dalje të shtëpisë së tij.
Për pasojë Dukagjini ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore, por plagët e marra duket se kanë qenë fatale dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.
Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të plagosjes.