E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet tabela për Qarkun Lezhë, KQZ: I hiqet mandati PS, i kalon PD-së

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota miratoi sot tabelën e rezultateve të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, që sjell edhe ndryshim në ndarjen e mandateve, duke kaluar një mandat nga koalicioni i majtë në koalicionin e djathtë.

Në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi tre mandate. Pas pretendimit të PD-së, sipas së cilës në 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale, KQZ vendosi sot vetëm me 4 votat e anëtarëve të saj ndryshimin e këtij raporti në favor të koalicionit të djathtë, përkatesisht (PD 4 mandate , PS 2 mandate , LSI 1 mandate). 

Kështu me këtë ndryshimin, Vasil Bicaj i PD merr mandantin e Ndrec Dedës së PS-së. 

Përfaqësuesit ligjor të PS dhe LSI paralajmëruar apelimin e vendimit të KQZ, duke kërkuar zbardhjen e vendimit të sotëm brenda afateve kohore.

Partia Demokratike është i vetmi subjekt zgjedhor që iu përgjigj apelit të kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi për depozitimin pranë këtij institucioni të kopjeve kimike të tabelave origjinale të rezultateve të 10 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 13, në qarkun e Lezhës. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi ligjor i LSI dhe PS, Muho dhe Gjoncaj thanë se veprimi i Lleshit është në shkelje me ligjin. “Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i LSI , Ilirian Muho. “Zonja kryetare mos bëjmë teatër, ne do i sjellim kopjet por na lini të flasim për cështje jashtë rendit të ditë”, përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj. 

Lleshi hodhi pretendimet e të dy përfaqësuesve ligjor duke i kërkuar administratës të vijonte me verifikimet e kopjeve të tabelave të subjektit Partia Demokratike. 

Pas verifikimit administrata konfirmoi se pretendimet e PD-së, qëndrojnë pasi kopjet kimike të këtij subjekti përputhen me rezultatet e tabelave përfundimtare të KQZ. “Në fillim tabelat e ardhura nga përfaqësuesi i PD, është një nga kopjet e fletës kimike te rezultatit të qendrave të votimit, nga KZAZ numër 13. nga verifikimi që i ka bërë administrata, konstaton se të dhënat e pasqyruara në tabelat e rezultateve të ardhurave nga përfaqësuesi i PD dhe në tabelat në sistem të dhënat e rezultateve janë të njëjta”, u shpreh administrata.

DEBATET
Gjoncaj: Na vunë në dispozicion tabelat sipas procedurës së përcaktuar nga ju. Dua të them se kjo që sapo prezantuat dhe do e vendosni në vendimmarrje bën të mundur lëvizjen e një mandati nga një koalicion në tjetrin. Dua të them se ky veprim në këtë formë nuk bazohet në kodin zgjedhor është një procedurë që nuk përcaktohet në nenet e kodit zgjedhor. Ajo që do kërkoja për hir të procesit zgjedhor në këtë qark është që të zbardhni sa më shpejt vendimin që të bëjnë animimin në kohën e duhur.

Kosovrasti: E vlerësoj aktin që kemi para, 10 tabela rezultatesh të ardhura në KQZ nuk ishin tabela origjinale, madje as tabela rezultatesh nuk ishin kështu qëndrimin që KQZ ka mbajtur për këtë zonë zgjedhor, vlerësoj vendimin që po merrni dhe që i drejtoheni sistemin elektronik. Sot kemi një rezultat që është i vërteti për këtë zonë zgjedhore.

Muho: Lidhur me materialin e shpërndarë së fundi, komenti im ka të bëjë me atë cka u tha nga parafolësi. sipas shpjegimeve të bëra nga it tha se në momentin e përpilimit të tabelës së numërimit printohej dhe sillej në KQZ, pyetja ime ka të bëjë me faktin se gjatë gjithë ditëve që zhvillohej procesi i numërimit në qarkun e Lezhës sistemi i të dhënave KQZ pasqyronte një rezultat që mandatet ndaheshin 4 me 3, ndërsa sot ku ka përfunduar procesi i votave i referoheni sistemit dhe rezultati shkon të favor të koalicionit të djathtë.

Lleshi: 248 qendrat e votimit jemi mbështetu në tabelat origjinale, ndërsa 10 që nuk kemi tabela origjinale nuk kanë lëvizje votash.

Muho: Ju pretendoni se janë përcjellë tabelelat origjinale? Ajo që konstatojmë është se sistemi i të dhënave tuaja gjatë ditëve të numërimit ka dhënë rezultate 4 me 3 për të majtët.

Lleshi: kemi mosrakordimi me 248 qendra votimi, 10 QV që nuk ka tabela origjinale nuk i kemi prekur. Keni mundësinë të bëni kontrollin. KQZ do miratojë tabelën përmbledhëse për zonën e qarkut Lezhë me shifrat e korrigjuara mbështetur në 248 QV e kësaj qendra votimi, dhe për 10 QV mbi bazën e e të dhënave elektronike . KQZ vendosi të miratojë tabelën e rezultatit për qarkun Lezhë me 4 vota pro.

Gjoncaj: Zbardhini vendimin në kohë.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›