E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinisi gjyqi i pikturave te zhdukura ne Korce

Ka rinisur gjyqi për zhdukjen e pikturave të Mios ndaj të pandehurit tjetër, ish përgjegjësit vullnetar të galerisë Sotiraq Xega. 
Në mungesë të avokatit Xega tha se për dhjete vjet ka punuar si vullnetar , por pavarësisht nga kjo, prokuroria e quajti ushtrim te funksioneve publike.
 Prokurori i çështjes ka paraqitur provat ,të cilat implikojnë Xegën në zhdukjen e 54 pikturave, duke pohuar se inventarët e fondit të galerisë ndër vite janë bërë fiktive.
Dy muaj më parë gjykata vendosi pushimin e çështjes ndaj të pandehurit tjetër në këtë proçes Vladimir Topi .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›