E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet mbi këngëtarin

Një këngëtar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri këngëtarin Taulant Hoti duke e plagosur në këmbë. Ai u qëllua në lokalin ku performonte.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›