E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, në zonën e Fermentimit, pranë ish-fabrikës së miellit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar autorët e mundshëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›