E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia paralajmëron Perëndimin lidhur me sanksionet ndaj Iranit

Moska zyrtare paralajmëroi se masa të tilla mund të dëmtojnë shanset për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.

“Ne përsërisim se Federata Ruse i konsideron masat e tilla ekstraterritoriale si të papranueshme për ligjet ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexander Lukashevich, me anë të një komunikate.

Edhe Ministria e Jashtme e Iranit i dënoi sanksionet e reja duke i quajtur “shenjë që tregon armiqësinë e këtyre shteteve ndaj Iranit”./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-22 15:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›