E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me homologë evropianë

Madrid (start)-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka marrë pjesë në Këshillin e Partisë Socialiste Evropiane, e cila po zhvillon punimet në Madrid të Spanjës. Gjatë kësaj mbledhje, lideri i LSI-së, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të së majtës evropiane.

Meta ka zhvilluar një takim të veçanta me Martin Schultz, Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist në Parlamentin Evropian, me Alfred Gusenbauer, ish –kancelar dhe Lider i Partisë Social -Demokrate Austriake, Elio Rupo, Udhëheqës i Socialisteve Belgë, dhe me Filip Korderi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropiane, me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend, për gjendjen e të majtës, si dhe për problemet që sjell në administrimin e zgjedhjeve Kodi i ri Zgjedhor.

Në takim me kryetarin e LSI, Meta, Sekretari i Përgjithshëm i Socialistëve Evropianë Korderi, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me pasojat e administrimit të zgjedhjeve sipas Kodit të ri Zgjedhor, në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Filip Korderi dha mbështetjen e tij për përpjekjet e OSBE-së për transparencë, pluralizëm dhe gjithpërfshirje në administrimin e zgjedhjeve, ashtu siç shprehet ne Raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2005.

“Partia e Socialistëve Evropianë mbështet një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, transparent dhe gjithpërfshirës në Shqipëri dhe do të monitorojë nga afër zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2009”- tha Filip Korderi.

“Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat sociale dhe ekonomike, vazhdoi Korderi, dhe të mos ndalë përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian, si një prioritet kryesor për liderat politikë shqiptarë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›