E Diel, 1 Nëntor 2026

Të tjera vajza ekrani që kanë provuar bisturinë

 Ndërhyrjet kirurgjikale tashmë janë kthyer në një gjë të zakonshme te vajzat e ekranit, edhe pse shumë pak prej tyre e pranojnë. Edhe pse nuk janë ndërhyrje pa dhembje, janë shumë këngëtaret apo prezantueset që kanë perfeksionuar pamjen e tyre. Të joshura nga përsosmëria, ato u janë drejtuar klinikave brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndër vajzat që kanë bërë ndërhyrje të tilla mund të përmendim; Alketa Vejsiun, e cila u shfaq me hundë të rimodeluar te “Gjeniu i vogël”. Por ajo që guxoi para 13 viteve të bënte e para operacion hundën ishte Ledina çelo. Po ashtu dhe Bleona Qerreti, e cila ndërhyrjen plastike në hundë e bëri këtu në Tiranë. Në këtë listë emrash bëjnë pjesë Orinda Huta,  Soni Malaj, çiljeta Xhilaga, Zajmina Vasjari, Ingrid Gjoni etj. Por rezultatet më të mira për të sfiduar krejtësisht moshën, i shijon Eranda Libohova, e cila nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë pas ndërhyrjes për heqjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›