Erand Sojli - Ja vlen t’i kujtosh lirinë këtij populli të lindur në bunkerë
klotilda harkaNga vijmë, ku jemi dhe ku shkojmë?! Aktori i “Portokalli-së” Erand Sojli ka menduar të na tregojë rrugën për të gjetur lirinë me shfaqjen e formatit one man show “Drejt lirisë”. Me skanerin e 20 viteve tranzicion, ai po bën një turne shfaqjesh nëpër Shqipëri. Po cila është jeta e tij mes personazheve të “Portokalli-së” dhe angazhimeve të tjera artistike? Artistët janë ata që quajnë veten pa frikë “shpirtra të lirë”. Ku nis dhe ku mbaron liria jote Erand?Liria ime nis në ëndrrat e mia, ushqehet me frymëzimin tim dhe do të mbarojë kur të humbas këto dy të parat.E kujton veten 20 vite më parë? Për çfarë ëndërroje atëherë dhe për çfarë ëndërron tani?20 vjet më parë ka qenë ndryshe. ëndrra e çdo shqiptari ishte ikja. Mbaj mend momentin e parë, që jam larguar me bindjen se nuk do kthehesha kurrë më në Shqipëri. Dhe tani që i kam mundësitë të zgjedh, (sigurisht për arsye të fatit të mirë) besoj se ëndrra ime është të kontribuoj sadopak që shqiptarët ta marrin fatin më të mirë e të binden që nuk jetohet duke ikur, por duke punuar.“Drejt Lirisë” titullohet ky format “One man show”. çfarë lirie je duke kërkuar në këtë udhëtim real dhe imagjinar teatror? “Drejt Lirisë” është skaner i realitetit social-politik dhe artistik në këto 20 vite tranzicion. Sigurisht është i shprehur në një gjuhë të thjeshtë të kuptueshme dhe me një formë krejt të veçantë, ku spektatorët janë aktorët e vërtetë të kësaj drame, që ne po interpretojmë. Nuk është çështja nëse kërkojme liri. Liria nuk është diçka që gjendet. Ajo ekziston por duhet konstatuar. Pyetja ime është kjo: Edhe nëse liberalizohen vizat, a është kjo zgjidhje për shqiptarët? A mund të quhet liri ikja? Nga ikim dhe përse ikim? Kjo është rruga drejt lirisë.Duket si titull i filmave shqiptarë me tematikë nga lufta NAçL. Nuk të duket liri kjo e politikës, muzikës, pikturës, teatrit, tradhtisë në çifte, lidhjeve gay… ç’mendon për shtëpitë publike, që ende s’e kanë fituar “lirinë” në këtë vend?Ajo që duhet të fitojë lirinë në radhë të parë është gazetaria. Media është ajo që ka misionin ta çojë këtë popull drejt lirisë, si koncept dhe jo si fjalë. Sa për artin në përgjithësi është disi më ndryshe. Në art ka gjithnjë liri. Sa për shtëpite publike, besoj se nuk kanë nevojë për liri. Megjithëse janë në koncept shumë të rëndësishme për këtë popull që është lindur në bunkere.Jashtë rolit, kush je ti burri i vetëm që i rrëfehesh publikut? Pra si do ta përshkruaje veten nën lëkurën e personazhit? Në një vepër të tillë unë jam Erandi, që tregoj dhe personazhet janë publiku. Ata e dinë si ndjehen nën lëkurën që unë i vesh.ç’vend zënë gratë dhe burrat e pushtetshëm në këtë show, gjatë shfaqjes ti sheh në sy më shumë gratë apo burrat?Zënë vend sa për intro, sa për shkak. Pastaj femrat bëhen më të ndjeshme, dhe unë si aktor kërkoj më shumë syrin e vëmendshëm.Në fakt i pari që ka dhënë shfaqje “One man show” në Shqipëri je ti. Të vjen inat që u komentua Arian çani për ekskluzivitetin?Besoj që është çështje publiciteti. Unë e bëra përpara katër vjetëve në Elbasan sepse ajo është e vetmja sallë në Shqipëri, që plotëson të gjitha kriteret artistike me imazhin dhe spektatorin e saj. Por në Tiranë janë vendosur hallkat. Gazetarët mendojnë se vetëm në Tiranë ka art dhe e keni lënë pjesën tjetër të Shqipërisë të shkojnë vetëm nëpër mitingje. Nuk mund të kem inat dikë që merr guximin të thotë diçka të veçantë. Përkundrazi e vlerësoj çanin për ndërmarrjen e tij dhe performancën në këtë gjini. Unë e kam parë shfaqjen dhe e kam përgëzuar për guximin artistik. Madje do t’i sugjeroja të bënte dhe të tjera.Ke realizuar reklamën e kinema “Imperial”, ku shfaqesh si kritiku me emrin Lavdërim Saçi. Si në rolin e Lavdërimit dhe të Rimit në “Portokalli”, si do ta përshkruaje momentin kur vendos të kuqin në buzë?Sa për të kuqin e buzëve nuk besoj që ka aktorë që të ndjehet keq kur vënë të kuq buzësh. Kushdo që të ishte në vendin tim do ta bënte. Cili personazh që luan në “Portokalli” të bën ndihesh më shumë Erand, ka ndonjë rol që s’të pëlqen? “Portokallia” nuk është spektakël që bazohet në figura që janë pranë vetes, por në karikaturimin e karaktereve me gjithë groteskun e mundshëm shqiptar. Qëllimi i spektaklit është të thotë të vërteta të mëdha pa i bërë njerëzit për të qarë, por për të qeshur, që ata ta përjetojnë këtë relalitet me sa me pak dhembje. Nuk ka lidhje me të qenit vetvetja. Sa për karakteret i kam të shtrenjta. Nuk ndodh që të urrej një karakter e të dua një tjetër. Je skenaristi i serialit “Komuna e Parisit”, mendon se ka humor mjaftueshëm aty?Nuk është pyetje për skenaristin, po për publikun. Por mund të them “Komuna e Parisit” nuk ka për qëllim humorin pa fund. Ka disa mesazhe të cilat duhen përçuar te publiku që më duken se janë realizuar me shumë mjeshtëri dhe mençuri nga regjisori Altin Basha.