Te vdekur ne protestat e te krishtereve kopte ne Kairo

Ishin rreth disa qindra te krishtere kopte qe marshuan te dielen ne mbremje nga lagjja Shubra drejt nderteses se televizionit shteteror. Aty ata kishin planifikuar te demonstronin kunder sulmeve te fundit ndaj kishave te tyre ne Egjipt. Nga ushtria ata kerkojne shkarkimin e guvernatorit te provinces Asuan. Ne kete province para nje jave e gjysme u shkaterrua nje kishe e re ne ndertim e siper nga myslimanet radikale te cilet pretendojne se nuk ka pasur asnje leje per ndertimin e kishes. Koptet duan qe te ndeshkohen fajtoret. Ne kor ata kerkonin shkarkimin e mareshalit Tantaui. Ai ka ne dore drejtimin e Keshillit Ushtarak dhe ka aktualisht pushtetin ne Egjipt. Jo shume kohe pas marshimit situata pershkallezohet.
Perleshje ne rruge
Nga media ato vleresohen si me te dhunshmet qe nga doreheqja e Mubarakut. Nuk dihet ende shkaku i perndezjes se situates. Ushtaret qe ruanin ndertesen e televizionit shteteror kane thene se jane qelluar me gure nga demonstruesit. Ushtria si pasoje eshte perpjekur te shperndaje protesten duke perdorur dhunen. Nese kjo qendron nuk mund te verifikohet. Fakt eshte qe qe nga fillimi i demonstrates njerez te veshur civile kane rrahur me hunj te krishteret. Ata qellojne me gure lende plasese dhe i perzene demonstruesit ne rruget anesore. Se paku shtate makina nder to edhe nje autobuz jane djegur. Ushtria qelloi gati nje ore rresht ne ajer.
Ushtria vendosi ndalimqarkulllimin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Koptet protestojne ne Kairo
Ushtaret fillojne te ndjekin demonstruesit dhe i godasin ata me nje brutalitet te madh. Nje makine e blinduar ushtarake futet ne masen e njerezve. 24 vete humbasin jeten. Nder viktimat duket se ka edhe ushtare. Televizioni shteteror njoftoi se njeri nga ushtaret eshte qelluar nga demonstruesit. Deri ne mesnate vazhdojne perleshjet ne rruge e ne lagjet perreth nder te tjera edhe para Muzeut Egjiptian. Ushtria vendosi pas kesaj ndalimqarkulllimin.
Ne programin televiziv Al Xhazira predikuesi i njohur mysliman El Karadaui apeloi ndaj bashkekombasve te tij. Nuk ka asnje justifikim per vrasjet e dyanshme. Te krishtere apo myslimane jane te gjithe bij te te ketij vendi tha ai. Nderkohe televizioni shteteror ka bere propogande kunder te krishtereve. Te vrasesh ushtaret eshte e denueshme tha politologu Hassan Abu Saba ne televizionin Nael. Te krishteret ishin te pergatitur per dhune ata duhet te ndeshkohen rende. Ka ardhur koha tha Abu Saba te perdoren ligjet e gjendjes se jashtezakonshme edhe kunder tyre.
Autor Jrgen Stryjak/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica
160