Të vegjël, por sherrin e madh

Kur flasim për futbollistët modernë duket se sa më të mëdhenj, aq më mirë. Por, pavarësisht se futbolli ka filluar të varet kryesisht nga fuqia, gjithmonë ka vend për djelmoshat e shpejtë trupshkurtër. Tabloidi anglez The Sun ka renditur 10 futbollistët më të mirë trupshkurtër të kohës së fundit në gjatësi prej 172 centimetra dhe më poshtë.
Nr 10 Andrei Arshavin, Arsenal, Rusi (1.72 cm)
Plejmejkeri shpërthyes nuk ka humbur kohë për tu bërë idhull i tifozëve pas transferimit në Arsenal në janar. Në trupin e tij të shkurtër fshihen goditje të fuqishme, të cilat i ka zbuluar rivali Manchester United.
Nr 9 Juninho, Middlesbrough, Brazil (1.65 cm)
Hero në Teeside, mesfushori ofensiv Juninho shpërtheu në Premierligë kur erdhi fillimisht në vitin 1995. Tri aventura në Middlesbrough treguan se mjeshtri nuk dinte të ngopej me jetën në Riverside.
Nr 8 Archie Gemmill, Derby dhe Nottingham, Skoci (1.65 cm)
Shënoi gol për Skocinë kundër Holandës në Kampionat botëror, Gemmill ishte gjeneral i mesfushës. Ai ishte aq i pasionuar për shtetin e tij dhe megjithëse jetoi dhe luante në Angli, ai e dërgoi gruan e tij në veri të kufirit në mënyrë që djali i tij skocez të lind atje.
Nr 7 Roberto Carlos, Real Madrid, Brazil (1.65 cm)
Pa dyshim futbollisti më i fuqishëm në listë, së paku sa i përket goditjeve. Ylli brazilian luajti 125 herë për Kombëtaren, duke mbuluar krahun e majtë nga mbrojtja. Momenti i tij më i famshëm erdhi kundër Francës më 1997, kur goditja e tij e lirë bëri që topi të shkojë në formë të bananes, të kalojë murin dhe përfundon në rrjetë.
Nr 6 Ossie Ardiles, Tottenham, Argjentina (1.65 cm)
Ossie Ardiles ishte njëri prej përforcimeve më ekzotike në futbollin anglez, kur erdhi në Tottenham së bashku me bashkëkombësin e tij Ricky Villa më 1978. Mesfushori luftarak me ekipin e tij fitoi FA Cup më 1981 dhe 1982 si dhe Kupën UEFA më 1984.
Nr 5 Pierre Littbarski, Koln, Gjermania Perëndimore, (1.65 cm)
Fituesi i Kampionatit botëror 1990 është përfshirë në listë së bashku me bashkëlojtarin tjetër trupshkurtër, mesfushorin gjerman Thomas Hassler. Fitorja 1-0 ndaj Argjentinës në finale ishte e merituar për Littbarskin, i cili kishte përfunduar i dyti më 1982 dhe 1986.
Nr 4 Gianfranco Zola, Chelsea, Itali (1.65 cm)
Përforcimi i shtrenjtë 4.5 milionë funta për Chelsean më 1996, Zola ndezi Premierligën me driblimet, pasimet dhe goditjet e tij të jashtëzakonshme. Dy herë fitues i FA Cup, një Kupë e Ligës dhe Kupë e Fituesve të Kupës e përcollën ardhjen e Roman Abramovichit më 2003.
Nr 3 - Zico, Flamengo, Brazil, (1.72 cm)
Pele kishte deklaruar se plejmejkeri i vogël ishte i vetmi i cili iu afrua rangut të tij. Por, përgjigja e Brazilit për Maradonën ishte i pafat sepse ai luajti në një periudhë kur forma e Kombëtares ishte në rënie.
Nr 2 Lionel Messi, Barcelona, Argjentina, (1.69 cm)
Ylli argjentinas bëri atë që rrallë herë e bëjnë futbollistët trupshkurtër, duke realizuar me kokë në fitoren e Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Ishte hera e dytë që Messi e fitoi trofeun më të çmuar të klubeve evropiane. I shtojmë kësaj edhe tre tituj në La Liga dhe 22 vjeçari tashmë ka një CV të shkëlqyeshme.
Nr 1 Diego Maradona, Napoli, Argjentina (1.65 cm)
Futbollisti më i mirë trupshkurtër është pa dyshim edhe njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në histori të sportit. Paraqitja kundër Anglisë në finalen e Kampionatit botëror 1986 shfaqi dy anët e karrierës së tij: madhështore dhe kontraverze. Derisa depërtimi prej mbi 50 metra për të shënuar gol ishte njëri prej aksioneve më të mira individuale të të gjitha kohërave, ishte Dora e Zotit që i solli fitoren Argjentinës.