Te vegjlit dhe te rinjte shijuan ne TOB baletin Zhizel
Baleti "Zhizel" u ngjit sërish në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, por këtë herë për një publik ndryshe. Të vegjlit dhe të rinjtë, të cilët kishin mbushur sallën e TOB-it shijuan për afro një orë shfaqjen e baletit “Zhizel” dhe me pas u zhvillua dhe një takim me koreografin Agron Aliaj dhe solistët e baletit me qëllim që të shpjegonin se si ta kuptonin baletin “Zhizel”. Qëllimi kësaj shfaqje është që të kultivojnë që në këtë moshë shijet e ketyre femijeve, pasi sipas organizatorëve ky është publiku i së nesërmes. Ky projekt zhvillohet që prej dy vitesh si një bashkëpunim i Drejtorisë Arsimore të Tiranës, me Teatrin e Operas dhe Baletit
Veprat që shfaqen për fëmijët organizohen të tilla që të jenë sa më interesante dhe jo shumë të gjata në kohë. Shfaqjet janë të realizuara nga ana regjisoriale, në mënyrë të tillë që një tregimtar i shpjegon hap pas hapi dhe bën lidhjen e elementëve të shfaqjes, me qëllim kuptimin e përmbajtjes në mënyrë sa më të saktë dhe të thjeshtë për fëmijët
Baleti zhizel lënë gjurmë në çdo skenë të botës ku ajo është vënë, këtë here falë emocione të fuqishme qe percjell tek publiku. Libreti i baletit “Zhizel” është i ndërtuar mbi motive të një legjende të lashtë gjermane. Baleti me dy akte u interpretua nga emra me të njohur të baletit shqiptar, por dhe të rinj nxënës të shkollës së baletit.