E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demshperblehen pasagjeret e anijes Costa Concordia

Kompania italiane, e cila zotëron anijen “ Costa Concordia”, që u përplas në brigjet italiane më 13 janar u ka ofruar pasagjerëve 11 mije euro secilit prej tyre si dëmshpërblim . Marrëveshja vjen pas negociatave në mes të kompanisë, dhe disa grupeve italiane të interesit . Kompania gjithashtu premtoi të dëmshpërblejë shpenzimet mjekësore dhe transportin, si dhe koston e lundrimit, ndërsa ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë dëmshpërblimi për familjet e viktimave.
Megjithatë, njëri prej grupeve që mbron të drejtat e konsumatorëve i ka kërkuar pasagjerëve që të mos e pranojnë marrëveshjen. Ky grupim është i vendosur të ngrejë një padi në SHBA, duke kërkuar deri në 160 mijë dollarë dëmshpërblim për çdo pasagjer. Gjyqi mund të zhvendoset në një gjykatë amerikane pasi “Costa Crociere” është në pronësi të grupit të madh turistik amerikan, “US-Carnival”.
Ditën e enjten, një tjetër trup u zbulua në brendësinë e anijes së fundosur, për shkak të ujërave të cekëta. Bilanci i viktimave të identifikuara ka shkuar në 16, ndërsa 16 persona konsiderohen të zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›