E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita ministri Olldashi takim me kryeministrin Thaci dhe homologun Mujota

Shqipëria dhe Kosova ranë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje optimale për problemin e administrimin të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës.
Kjo u vendos në takimet që zhvilloi ministri i Transportit, Sokol Olldashi me kryeministrin e Kosovës, HashimThaçi, dhe ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota.
Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra administrohet deri më tanin ga NATO, ndërkohë që Aleanca ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritete të Aviacionit Civil. Shqipëria është ofruar e gatshme të bëjë administrimin përllogari të Kosovës derisa Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore.
Një tjetër çështje që gjeti angazhimin e dyanshëm të titullarëve të transportit ishte ekzaminimi i mundësive të rivendosjes së fluturimeve direkte Tiranë–Prishtinë, pas ndërprerjes që këto patën si rrjedhojë e hapjes së autostradës Durrës – Morinë dhe më pas Vërmicë–Duhël. Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë, për ta bërë konkurruese dhe transportin ajror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›