E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të vegjlit, të përçarë për sistemin elektoral, i largohen debatit institucional

Partitë e vogla janë ende të paqarta në qëndrimet e tyre për sa i takon sistemit elektoral dhe kjo mund të shihet si një mungesë vullneti për të negociuar në mënyrë konsensuale. Kësisoj, Kryetari i Lidhjes Demokristiane (LDK), Nikollë Lesi, propozoi dje aplikimin e një sistemi të pastër maxhoritar në zgjedhjet e ardhshme. Në kuadër të debateve për reformën zgjedhore, kryetari Lesi, duke shprehur qëndrimin e LDK-së, propozoi një sistem të pastër maxhoritar me një raund, me 100 zona zgjedhore dhe 100 deputetë. Sipas tij, pakësimi i vendeve në parlament nga 140 që është aktualisht në 100 vende, do të kursente dhjetëra milionë lekë. Lesi siguroi se ky sistem “do të ishte zgjidhja më e mirë, pasi deputetët do të zgjidhen nga votuesit dhe jo nga emrat që përcaktojnë kryetarët e partive”. Gjithashtu, deputeti Lesi propozoi që “komisionet e votimit të mos përbëhen nga militantë partiakë të majtë apo të djathtë, por nga njerëz që kanë një lloj pavarësie, si gjyqtarë, prokurorë, mësues, për Kreu i PDK Nard Ndoka, në kundërshtim me Lesin theksoi se sistemi elektoral aktual, duket si më i pranueshmi. aq sa ata mund të jenë të pavarur nga politika”. Ndërkaq, nga ana tjetër Ndërsa dy partitë e mëdha duket se e kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, paritë e vogla ndjehen të kërcënuara nga ndryshimet. Kreu Demokristian vlerësoi sistemin elektoral aktual dhe shprehu se mund të bashkëpunojë me LSI për propozimet e përbashkëta për reformën zgjedhore. “Ne kemi një sistem elektoral që është më i pranueshmi. Sa për sistemet proporcionale, interesat tona shkojnë kundër tyre. Politika shqiptare po ecën kundër vullnetit të shqiptarëve dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e politikës. Jemi të hapur për bashkëpunim me .Meta për çështje të rëndësishme siç është reforma zgjedhore”, ka pohuar Ndoka. Në anën tjetër, nga opozita ka reaguar PAD. Kreu i saj, Neritan Ceka, fajësoi dy partitë e mëdha, PD dhe PS, se po bllokojnë reformën zgjedhore, në një moment të rëndësishëm kur pritet marrja e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO. “Për të zgjidhur situatën ne do të bëjmë një mbledhje të enjten, ku do të bisedojmë se cilat janë rrugët për të dalë nga bllokimi i reformës, aq më keq nga humnera që po hapet për reformën zgjedhore në Shqipëri. Kjo e fundit, në vend që të sigurojë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në një moment sublim, siç është anëtarësimi në NATO, po mundohen t’i bëjnë varrin partive të vogla. Kjo është e pashembullt në historinë e klasës politike shqiptare”, u shpreh kryetari i PAD-së. Sipas tij, dy bashkëkryetarët nuk po mbledhin komisionin, duke bllokuar procedurat. “Ne sipas rregullores do të kërkojmë një mbledhje të këtij komisioni me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të tij”, shtoi më tej ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›