E Diel, 1 Nëntor 2026

Të votojmë që të vendosim vetë për Shqipërinë

lvira Haxhiu/punonjëse sociale

-Duke marrë shkas nga një intervistë e ish - ambasadorit Amerikan në Shqipëri z. Withers dhënë për “Zërin e Amerikës” më ndizet dëshira të ngre zërin si individ, si pjesë e shoqërisë civile. Është e thjeshtë për të kuptuar ku po degradon Shqipëria thjesht duke parë e u mbështetur në statistika; niveli i papunësisë në vitet e fundit po vjen në rritje, braktisja e shkollës nga fëmijët dhe dalja e tyre në tregun e punës përbën një fakt alarmant; sipas Aleancës për Mbrojtjen e fëmijëve, 50 mijë fëmijë në Shqipëri kanë braktisur shkollën për të punuar e mbajtur familjen. Dhe faktorët që detyrojnë fëmijët të punojnë janë tre: 1. Varfëria e tejskajshme 2. Arsimi; 3. Kushtet dhe normat Sociale. E si mund t’i themi Shqipërisë vend demokratik ku një nga kriteret e pranimit të Shqipërisë në BE është: Eliminimi i punës së të miturve. Ku dhuna dhe numri në rritje i vrasjeve, sidomos ndaj gruas, është në rritje dhe policia e gjyqësori si gjen vrasësit, por janë shoqatat ( Në dobi të Gruas Shqiptare) ato që rihapin dosjet e mbyllura nga gjykatat për Irena Selin, Erjeta Avdylin etj..Populli është doktori më i mirë i kësaj sëmundjeje. Bazuar në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare shprehet: “S'mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit Europian! Europa lindi dy përbindëshat më të rrezikshëm, Fashizmin dhe Bolshevizmin, e vetë Europa i mbyti ato. Edhe Shqipëria e lindi diktaturën dhe e mbyti atë, por populli shqiptar nuk mund të lejojë që kjo diktaturë të lindë sërish në shekullin 21. Ndaj dita e vendosjes dhe zgjimi qytetar është afër. Vota e lirë është guri themeltar i demokracisë. Le ta çojmë Shqipërinë drejt Europës e të vendosim vetë si popull, duke marrë pjesë masive në votim, mos të lejojmë të shitet e blihet vota. Shitja e votës është përdhunim i demokracisë, ku ti blen heshtjen tënde për të mos kërkuar drejtësi më kurrë. Politikanët vendosin mbi popullin dhe i gjunjëzohen popullit njëherë në katër vjet, ndërsa drejtësia dhe burgosja e politikës së fëlliqur ndodh vetëm një herë në katër vjet nga populli, vetëm kur ti thua fjalën tënde me votë. Vendos dhe ti një gur në themelet e demokracisë shqiptare e të gjithë së bashku të ngremë një urë të re kalimi nga Shqipëria drejt Europës së dëshiruar më datë 23 qershor. Të vendosim për fatet tona. Koha ime, koha jote, vota jonë, e ardhmja e fëmijëve tanë. Shqipëria na thërret!  

 

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›