Të votosh, a të mos votosh? Kjo është çështja!
Sigurisht që është një çështje tejet e rëndësishme, prej së cilës do të varet cilësia e jetës së secilit, pavarësisht nga ngjyrat partiake, interesat vetjake dhe përkatësia krahinore. Më 23 qershor shqiptarët do të shkojnë në votim jo dhe aq për të zgjedhur një alternativë më të mirë qeverisëse, po për t’i dhënë përgjigje e zgjidhje të atypëratyshme dilemës: të mbajnë në pushtet Berishën, apo ta zëvendësojnë atë me Ramën? Përndryshe, të vëmë, si ka thënë vetë Rama, një pikëpyetje apo një pikëçuditëse në Kryeministri?
Kjo është, për fat të keq, çështja që rëndon mbi ndërgjegjen dhe vetëdijen e çdo qytetari. Sepse kjo fushatë që tani, ende pa nisur mirë, është e personalizuar tejembanë, për të mos thënë e privatizuar. Sepse, pavarësisht nga partitë e reja që janë krijuar e që po ushtrojnë trysni pozitive mbi opinionin publik, pavarësisht edhe nga premtimet dhe aleancat, madje edhe pas kalimit të bujshëm të Metës te Rama, nuk mund të thuhet se ka ndryshuar ndonjë gjë e qenësishme në mendësinë e krerëve dhe të zgjedhësit, të cilët, me këtë Kod Zgjedhor, me këtë KQZ politike, me këtë polarizim e konfliktualitet të skajshëm, me këtë mënyrë të (ç)organizimit të pafund të zgjedhjeve (përherë të kontestuara) do të jetë i destinuar ta kalojë të drejtën e tij të zgjedhjes (dmth. të votës së tij) mbi tehun e thikës: cili nga të dy bajlozët e dy partive do të mbetet në politikë e kush do të ikë, pas 23 qershorit, në shtëpi?
Kjo pyetje hamletiane e vë në siklet e në vështirësi përgjigjen e dilemës sonë: të votosh a të mos votosh? Asnjëherë, më shumë se sot, kjo mëdyshje është, për fat të keq, në mazhorancë.
***
Pas një qeverisjeje tetëvjeçare, me shumë skandale, krime, paudhësi, papërgjegjësi, makutëri, korrupsion dhe probleme sociale të pazgjidhura, rrotacioni do të duhej të ishte më i kollajtë e më i natyrshëm. Por, me sa duken bathët, ka për të qënë i vështirë.
I vështirë, sepse fushata është e përqendruar mbi fatin e dy krerëve, jo mbi dy e më shumë parti, aq më pak mbi disa alternativa. Edhe pse fushata ka nisur e përndezur, qytetarët nuk e dinë: jemi, apo nuk jemi në krizë? Dhe, për më tepër: pas zgjedhjeve, a do të kryhen edhe tek ne reforma drastike, dmth. a do të detyrohemi të shtrëngojmë rripin, pas masave të detyrueshme antikrizë? Apo mos vallë Evropa dhe SHBA do të derdhin miliarda euro, si në Greqi?
Askush nuk merret me këto probleme, përkundrazi, premtohen mrekullira, rritje rrogash e pensionesh, rrugë, autostrada dhe mirëqenie e lartë si e vendeve të BE-së... Sepse nuk qahet halli i qytetarëve, po i krerëve të partive... E pra, në këtë klimë, a ia vlen të votosh?
***
Tanimë është mëse e qartë: Berisha kësaj here do ta ketë ku e ku më të vështirë edhe se në vitin 1997 të dorëzojë pushtetin absolut tek “armiku”, te një “opozitë antikombëtare”, që “na la jashtë integrimit” për tri ligjet e mallkuara... Shumëkush nuk e beson këtë. Nuk është e vështirë të provohet se Berisha, edhe pse i lodhur, i konsumuar dhe i ezauruar më shumë se cilido udhëheqës i Lindjes dhe Perëndimit, nuk ka për të pranuar as kësaj here humbjen me qetësi. Ai ka më tepër frikë se kushdo dhe panik nga përfytyrimi i një të nesërmeje pa pushtet, pa imunitet, pa komandë dhe jashtë vëmendjes së kamerave... Nesër, duke qënë në vështirësi për t’u justifikuar me thënien aq të përsëritur të opozitës se “m’i vodhën votat”, dhe se “unë nuk kisha faj, prandaj nuk ka pse të dorëhiqem...” etj, etj, meqë është vetë në pushtet, meqë e quan veten personazh “historik” e të pamposhtur, ai nuk do të lërë gur pa lëvizur që të mos ikë nga Kryeministria, aq më tepër që ka jo pak “dosje” skandalesh e korrupsioni të pambyllura, pse jo disa edhe me gjak të vrarësh mbi kurriz... Kjo atmosferë anormale nuk ka se si t’i lerë zgjedhjet të zhvillohen në një situatë normale. Kjo i bën zgjedhjet e 23 qershorit paraprakisht tepër të vështira.
Ajo që herë pas here Spahiu i kuqezinjve deklaron nëpër tubime se do të fusë në burg Berishën pas zgjedhjeve, nuk mund të thuhet se nuk ka ndikim mbi psikën, sidomos mbi shpurën e ndjekësve të tij... Kjo do të thotë se pas këtyre zgjedhjeve, ky tabor i fuqishëm politik e klanor, me tipare të theksuara mafioze e krahinore, i instaluar në të gjithë kapilarët e nëpunësisë, e asaj që si me përkëdhelje quhet “administratë civile”, do të jetë më i motivuar, më i vendosur e më i organizuar për të mos e lëshuar pushtetin se sa pas vitit 1997... Afërmendsh, e gjithë kjo lukuni zyrtarësh, oborrtarësh, zëdhënësish, komisionerësh, ryshfetmarrësish dhe sahanlëpirësish kësaj here do të ketë shumë më tepër “ç’ të humbasin”...
Nëse pas dorëzimit të pushtetit në vitin 1997 këta ikën “në drejtim të paditur”, duke kërkuar “azil politik” nëpër kryeqytete të Evropës, për t’u rikthyer në vitin 2005, tani këta “qëndrestarë”, të cilët përgjatë tetë viteve janë bërë me prona e me shumë pasuri të tundshme e të patundshme, kurrsesi nuk mund të pranojnë për herë të dytë statusin e “azilantit politik”, edhe pse do të humbasin pronat, por edhe se mund të ndëshkohen, nëse do të vendoset shteti ligjor, aq më tepër që nuk u a jep kush “statusin” për herë të dytë... Kjo do të thotë që “ushtria” e panumërt e zyrtarëve të sotëm pasunarë dhe e të fortëve të lagjeve do të bëjë të pamundurën e të pabërën që Berisha të mbetet në pushtet, si i vetmi shpëtim...
Por a ka opozita e sotme një kontingjent militantësh e zgjedhësish të motivuar që të përballojë këtë trysni? A ka ndonjë sondazh që mund t’i përgjigjet pyetjes: kjo situatë e përforcon (apo e dobëson?) mëdyshjen e qytetarit të paanshëm, të ndershëm e të drejtë: a ia vlen të votosh, apo të mos votosh?
***
Por 23 qershori do të jetë i vështirë për të ofruar zgjedhje normale dhe zgjidhje më të arsyeshme, pasi kësaj here, më tepër se në të gjitha zgjedhjet e kaluara, makina e propagandës së Berishës, edhe falë dobësive, luhatjeve e mangësive të opozitës, ia ka arritur qëllimit të bindë zgjedhësit se, tekefundit, “të gjithë derrat kanë një turi”... Për hir të së vërtetës, edhe koalicioni i ri, PS-LSI, e ka mundësuar këtë dukuri.
Në këto kushte bëhet e domosdoshme, më shumë se domosdoja e një Rilindjeje, të krijohet një tjetër klimë mirëbesimi, për të bindur zgjedhësit “gri”, të pavendosur, të zhgënjyer dhe dyshues, të cilët kanë më shumë se kurrë arsye dhe të drejtë të jenë të pakënaqur, të zemëruar, të indinjuar e rrjedhimisht edhe vendosur që të mos shkojnë në votim, por të bojkotojnë partitë dhe, pas tyre, edhe zgjedhjet.
Është pranuar se tek ne, më shumë se në të gjithë rajonin, ka zhgënjim të justifikuar tek elitat politike dhe te krerët e sotëm partiakë, jo vetëm se emrat e tyre (që nuk janë më shumë se dhjetë, “laj-thaj!”) nuk janë ndërruar prej 23 vitesh, duke e shfytyruar edhe pluralizmin e demokracinë, por edhe pse këta kanë demonstruar e ofruar me shumicë demagogji, premtime të pambajtura, gënjeshtra, sharje e shpifje të ndërsjella, amoralitet dhe pabesi, pse jo edhe djallëzi, duke shpikur lloj-lloj kodesh, sebepesh, ligjesh, statutesh dhe nenesh kushtetuese që të mos ikin në shtëpi, pavarësisht nga humbjet, votat, dëmet dhe zullumet... Prandaj është e natyrshme dhe konsistente dilema: “të votosh a të mos votosh?”, sepse mosvotimi apriori i kësaj kategorie pushtetarësh, të cilët edhe në këtë deledash-demokraci i janë qepur si ushunjëza shoqërisë, nuk jep shumë shpresë e nuk ngjall besim të mjaftueshëm se do të na sjellë ndonjë ndryshim, për të mos thënë ndonjë mbarësi...
Të tillët janë të shumtë. Aq të shumtë janë dyshimtarët kësaj here sa mosvotimi i tyre, mospjesëmarrja e tyre në votimet e 23 qershorit, si një reaksion zinxhir pakënaqësie dhe zhgënjimi për të dy palët, për arsyet e mësipërme, ka për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve, e, bashkë me to, edhe fatin e krerëve, por ama jo fatin tonë...
Duke besuar se vota e tyre do të ishte votë më cilësore, e qytetarëve që ende nuk e kanë terrur aftësinë për të dyshuar dhe arsyetuar mëvetësisht, humbja e shansit për një ndryshim real, qoftë edhe të vogël, do të bëhet nesër një kosto më e rëndë... Por duke e lënë zgjedhjen dhe zgjidhjen në duar vetëm të militantëve, të klientëve, të trutharëve e të atyre që janë të gatshëm të shesin votën për një post, për një thes me miell, për një “idhull pa krena”, “mjaft që e kemi nga krahina jonë...”, apo edhe për 100 euro bakshish, automatikisht do të mbahet në fuqi statukuoja, dmth do të mbetet në pushtet Berisha dhe qeverisja e tij... Këta qytetarë duhet t’i bëjnë vetes këtë pyetje të thjeshtë: a mund të përfytyrohet një qeverisje normale e Berishës në një mandat të tretë, kur arka e shtetit që tani është bosh e kur borxhi publik ka dalë nga kontrolli? A nuk do të fitojë Berisha të drejtën “ekskluzive” të na verë në rresht që të shohim darkave filmin: “Shtërngo rrypin Thanas!”, meqë e patëm votuar vetë?
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)