E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te yjet lart te bretkosat poshte

A ia vlen te luash
Kjo pyetje nuk ka dale e drejtperdrejte nga aktori Gazmend Gjoka. Para premieres se komedise Riverside Park qe pas tete vjet mungese po e sillte ne skene me rolin e nje personazhi me crregullime mendore Gjoka shprehu mall per te luajtur per te luajtur mire jo vetem per veten po dhe per te tjeret.

Nga ky pohim del qe aktori te kete jetuar me dyshimin A ia vlen te luash e barabarte me A ia vlen te jetosh
Pyetja si per njerin rast dhe per tjetrin nuk kerkon pergjigje te shpejte. Per nje kohe te gjate nuk do te kerkonte fare pergjigje. Periudha e mohimit - te gjithe kalojne neper nje periudhe mohimi - mund te rezultoje per profesionistin periudhe e paster kerkimi.

Po perpiqemi per te shpjeguar me fjale ate qe Gazmend Gjoka e ka arritur pa fjale.
Pjese e nje trupe te vogel profesionistesh prane Akademise se Arteve ai perfaqeson te kjo shfaqje thelbin e artit te teatrit qe eshte teknika skenike e aktorit.

Spektatori ndjen menjehere qe i vjen nga skena tjeter loje tjeter angazhim total se brendshmi e se jashtmi ne pauze dhe ne recitim kur qesh dhe kur qan kur deshperohet thelle e i fiket drita e syve dhe kur gezohet po aq thelle - e ketu po e leme menjane objektivitetin - e i vjen nje shkelqim sysh ujku.

shte shprehje e nje transformimi te vullnetshem te llogaritur ciklik duke kaluar nga nje natyre gjendjeje emocionale ne antipodin e saj.
Ai ka futur ne disipline nje personazh qe vuan nga crregullime mendore. Gjendjet e paqendrueshme te ketij personazhi Fred Sevic quhet aktori i ka kultivuar me shenjat e veta.

Themi aktori dhe jo koncepti regjisorial i Milto Kutalit ne kete rast sepse po e marrim te mireqene qe ky rezultat skenik i Gazmend Gjokes ka kaluar neper nje rruge e drejtuar nga ai vete.

Komedia me nje akt e Woody Allenit eshte nje stereotip i nje vepre qe mbahet prej dialogut ne veprim. Tre njerez me gjithe cjane ckane jetuar cfare kane bere e nuk do te donin ta kishin bere shfaqen ne dialoge. Nje skenarist Xhimi Arben Derhemi dhe e dashura Barbara Niada Saliasi nje njeri i diagnostikuar me dementia praecox Gazmend Gjoka. Palet vijne ne park te zgjidhin litarin nga kembet qe e kane lidhur vete ose jua ka lidhur bota.

Skenaristi dhe e dashura jane tipa te drejtperdrejte te parashikueshem te zakonshem. Po aq zakonisht ndodh qe aktoret ti mbajne keto role duke perdorur klishe dhe artifica.

Personazhi i Gjokes eshte i paparashikueshem sepse eshte jo i zakonte. Me perqendrim absolut me kujtese portative i marre skizofren por jo qe te kete humbje te aftesise intelektuale. Perkundrazi me imagjinate te eksituar me aftesi per te parodizuar modelin njerezor te varur prej zhvillimit teknologjik prej perligjjes se ketij modeli qe priret ti pergjithesoje pervojat nje model miti modern qe rrafshon vetedijet individuale.

Nuk eshte karakter personazhi i Gjokes. shte nje njeri i tronditur psiqikisht nje njeri i tmerruar nga zhgenjimi perballe tabuve te lashta si dashuria dhe Zoti.

Kemisha e forces goma mes dhembeve dhe elektroshoku jane disiplina qe perdor njeriu ndaj te zhgenjyerve si Fred Sevic. Ky flet per kozmetike dhe semantike te botes per tradhti dhe besnikeri per jete te drejtperdrejte dhe per transjete.

Interpretimi i aktorit paraqet ne skene kalimin neper nje proces te qarte mendor fizik dhe emocional neper nje tension te plote dhe perqendrim te plote gje qe e ben lojen e tij te vertete dhe gjendjen shpirterore te njeriut te quajtur Fred me kete emer te zakonshem si te ishte nje cope e rene lekure nje kopsht te perbashket e te permallshem njerezor.

Kjo loje dhe kjo atmosfere eshte e kundert me ate loje aktori i cili duke u hequr i natyrshem sjell ne skene nje kopje banale te jetes iluzionin e jetes jo jeten. Arti nuk eshte kopje e realitetit. Nje e keqe do na mjaftonte thote Virginia Wolf.

Ky aktor arrin te kaperceje stereotipe edhe me mimiken kur ben brejtesin kalin kaloresin mesjetar qenin nje koke te elektrizuar nga valet dhe zerat e mbinatyrshem. Gjesti i djersitjes se duarve gjesti prej maniaku depresiv e levizjes mekanike te qafes mbylljes se gojes fiksimit te veshtrimit dhe muskujve te fytyres jane gjeste te mirestudiuara prej aktorit.

Bindesh duke e pare ne net te ndryshme lojen e Gjokes qe ky efekt transformimi i gjithe trupit te aktorit eshte rezultat i nje procesi te vullnetshem e te disiplinuar. Ndjen efektin e imagjinates dhe perfytyrimit te aktorit kur ai kap driten me duar dhe e trupezon ate. Keto jane momente - personazhi ka halucinacione - kur Gjoka krijon gjeste qe shkrihen ne nje perjetim te cilin spektatori mund ta prek.

Gazmend Gjoka shfaq mundesi te skajshme qe e bejne aktorin nje prej nesh. shte kjo nje forme e lumturise Ai mall per te luajtur mire jo vetem per veten po edhe per te tjeret shte ky gezimi per nje artist qe jeton ne nje gji te botes shqiptare qe i behet varr po edhe djep rilindje perteritje prej mohimit

Trajtimi i profesionit si zanat profanesh eshte nje tipar i kohes ne mjedisin tone. Kane rene kerkesat per ta njohur profesionin nga baza ne kufijte e tij dhe ndjenja per detyren eshte hije e nje morali te braktisur te jesh pak nga te gjitha e te mos japesh asgje sa dhe ku duhet.

Per paradoks kjo gjendje njerezore duket sikur jep me shume siguri se pasioni. Pasioni merr me qafe. Po del qe me e sigurt se pasioni eshte puna ne te zeze apo varesia nga kredite bankare qe vjedhin me matematike.

Kultura e perdorimit te profesioneve te ne eshte pa imunitet. As nga artet dhe profesionistet e tyre nuk mund te pritet ne keto kushte nje kenge yjesh. Por per kete duhet luftuar. Akademia e Arteve qe ne nje te ardhme do te kete statusin e Universitetit duhet te luftoje per te krijuar hapesira dhe mundesi financiare per laboratore kerkimi ne fushat e arteve perkatese. Nuk harrohen kioskat ne oborr deri vone qe tregonin nenshtrimin e hapur te drejtuesve politike te Akademise ndaj biznesit.

Nga ata laboratore kerkimi - Gazmend Gjoka ka krijuar nje laborator individual - nuk do te pritej kurrsesi ndonje metode per tiu pergjigjur objektivisht pyetjes Ne cilin vend do te donit te krijonit te yjet lart apo te bretkosat poshte
Ketu praktika e jetes e qe jane veprat e njeriut i ndan njerezit.

Politika e Akademise se Arteve

Riverside Park eshte prodhuar me pak para nga fondi per Qytetin e Arteve. Ky fond i Qeverise u hap posacerisht per projektet artistike te Akademise se Arteve. Hera e pare qe pedagoget dhe studentet hyn ne nje prodhim te tille modest por iu dha mundesia te gjitheve.

Kjo mbeshtetje shteterore nese do te vazhdoje i jep shprese departamenteve te arteve te kene prodhime ambicioze per te cilat punohet gjate gjithe vitit e qe jane rezultati praktik i formimit teorik te te rinjve dhe i kerkimeve te metejshme te pedagogeve dhe profesionisteve prane ketyre katedrave.

E megjithate per te shfaqja e komedise se Woody Allenit nuk te fton asnje afishe apo ndonje forme tjeter promocionale per te treguar se Riverside Park vazhdon te shfaqet ne skenen e Akademise se Arteve edhe kete te shtune e te diel pra 20.00. Me regji te Milto Kutalit luajne aktoret Gazmend Gjoka Arben Derhemit dhe Niada Saliasi. Skena dhe kostumet Ilir Martini muzika Endri Sina asistent regjisor Aneta Malaj producent Alert eloaliaj.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›