E Diel, 1 Nëntor 2026

Të zgjedhësh anë – në lojë spiunazhi

Edhe në javën e parë të prillit në DigiGold do të vijë një film për spiunazh, ku në rolet kryesore paraqitet fituesi i çmimit Oskar, Richard Gere. Por, tregimi bëhet më i mirë kur në film janë të përfshirë agjentë të dyfishtë.

Ekzekutimi i një senatori amerikan i bën të gjithë të besojnë se vrasësi sovjetik i koduar ‘Kasius’ është rikthyer.

Në përpjekje për ta kapur, një ish oficer i CIA-s do të bashkojë forcat me një agjent të ri të FBI-së. Por, sa më shumë hetojnë, aq më shumë bëhet e qartë se vrasësi është dikush shumë më afër nga ç’mund ta kishin imagjinuar.

Shepherdson ka kaluar dy dekada duke e ndjekur Kasiusin. Kështu që shefi i tij Highland (Martin Sheen) ia sjell atij një rekrut të ri të FBI që sapo kishte përfunduar universitetin e Harvardit dhe quhet Ben Geary (Topher Grace), i cili gjatë leximeve dhe hulumtimeve të Kasius thuhet se ai është larg vendit të ngjarjes ku ata hulumtojnë.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me agjentë të dyfishtë apo të trefishtë rusë, përderisa ata luajnë rolin e maces dhe miut për zënien e vrasësit. Filmi paraqet një demaskim të kësaj ngjarjeje, pasi që peroni kryesor gjendet shumë afër.

Sa më shumë që ecën ngjarja, aq më shumë do të shihni se agjenti ka një lidhje me një botë reale, me një agjent të dyfishtë i cili gjendet në tavolinën e spiunazhit në qarqet më të mëdha amerikane.

Richard Gere nga ana tjetër ka një rol që e luan shumë mirë. Ai në të paraqitet si një agjent në makth duke u përpjekur dhe duke bërë të pamundur të gjejë se kush qëndron prapa kësaj historie të keqe.

Karakteri i tij është si i një burokrati me një figurë perfekt për një familjar, përderisa ai gjithmonë e shtie në funksion partnerin e tij të ri nga FBI.

Por, sa më shumë që rritet klimaksi, aq më shumë shkohet në përfundim të gjërave dhe në fund kemi një film që ka një përfundim interesant që shikuesit ia lëmë vetë ta zbulojë duke bërë një pagesë prej një euro për DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.

-----

THE DOUBLE

Regjia: Michael Brandt; skenar:. Brandt dhe Derek Haas; drejtor i fotgrafisë: Jeffrey Kimball; montazha: Steven Mirkovich; dizajner: Giles Masters; kostumet: Aggie Guerard Rodgers; producentë: Ashok Amritraj, Patrick Aiello, Mr. Haas and Andrew Deane; distributor: Image Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë e 38 minuta.

Aktorë: Richard Gere (Paul Shepherdson), Topher Grace (Ben Geary), Tamer Hassan (Boz), Stana Katic (Amber), Stephen Moyer (Brutus), Martin Sheen (Highland) dhe Odette Yustman (Natalie).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›