Rikthimi i Johnnyit

Po rikthehet agjenti i spiunit nga Anglia. Ai është Johnny English, apo më mirë të themi Rowan Atkinson, i cili nuk është një agjent i MI7 nga Britani, por një agjent që pos zbulimit të krimit na sjell edhe buzëqeshjen sepse misioni i aktorit është edhe humori.
Johnny English, spiuni më i rrezikshëm do të rikthehet me një mision të ri.
Në vitet që është zhdukur pa asnjë gjurmë, ai ka përsosur teknikat e tij në një manastir të izoluar.
Por, tani që një organizatë kriminale po përgatit një atentat, vetëm ai dhe mënyrat e tij të pazakonta mund të parandalojnë rrezikun.
Përgjigja më e shkurtë për këtë është se Atkinson është një mjeshtër brilant i humorit të kontrolluar, që është parë edhe tek filmat me Mr. Bean kur kishte arritur të fitojë në tërë botën deri në 200 milionë dollarë.
Filmi i ri është bërë nga regjisori i ri Oliver Parker, që paraqitet po ashtu komik në regjinë e tij, edhe pse është i ri në këtë aspekt.
Atkinson në këtë film paraqitet si një palaço dinak dhe i mprehtë, që ka një fytyrë elastike, sidomos me sytë e tij të hapur shumë dhe vetullat që gjithmonë tregojnë karakterin e tij komik.
Fakti i mërzitshëm është se Atkinson është pjesë e aktorëve të çmendur britanikë, në të cilin humori gjithmonë sjell buzëqeshjen edhe tek publiku, sidomos ai amerikan. Atkinson kurrë nuk është mizor apo i ndyrë në humor.
Kjo e bën atë një aktor më të mirë sesa Jim Carrey, i cili për çudi adhurohet më shumë në Britani se në SHBA.
Me një fjalë, “Johnny English Reborn” na kthen pak a shumë në atë anën tjetër të filmave për Bondin që vinë si tregime nga Anglia. Ky film edhe pse ka një karakter spiunazhi, megjithatë në të do të përfshihen edhe gra.
Pse jo, do të ketë edhe përdorje të pajisjeve të ndryshme që nuk jem mësuar t’i shohim më parë.
Ngjarja e filmit fillon në një manastir tibetian, ku Johnny, i turpëruar pas dështimit dhe fiaskos së tij në Mozambik, po ushtron artet luftarake në Tibet.
Gjatë meditimeve ai do të mësojë të godasë rrezikshëm me gjurin e tij, të godasë pa iu dridhur dora dhe të mbetet po ashtu një fytyrë e fortë kur luan poker.
Johnny papritur do të thirret për detyrë në MI7, e cila në mungesë të tij e kishte ndryshuar edhe emrin dhe e kishte bërë Intelegjenca Toshiba e Britanisë dhe si slogan ka “ne spiunojmë për ju”.
Agjencia ka një shef të ri me emrin kodues Pegasus, i cili ka për mision ndaljen e një atentatit kundër kryeministrit kinez.
Por, para se ta marrë këtë, ai duhet të përballet edhe me një psikologe, e cila ka aftësi telepatike dhe madje mund të deshifrojë edhe fytyrën prej budallai të Atkinson.
Megjithatë, Johnny pos që është një snob është edhe racist, përderisa në skuadrën e tij ka edhe agjentin e mençur Tucker, që luhet nga aktori Daniel Kaluuya.
Filmi ka një sharm, qoftë në xhirimet e afërta, por edhe në skena masive.
Me të mund të qeshim kur Johnny e përdor një ashensor dhe shkallët për të zënë keqbërësit, të cilët kërcejnë nga dritarja.
Një rast tjetër qesharak kemi kur një karrige hidhet nga dritarja në një takim të kryeministrit britanik me Johnnyin.
Një skenë shumë interesante është edhe në malet e Zvicrës, ku kemi një ripërsëritje të momenteve nga “The Manchurian Candidate” dhe “Dr. Strangelove”, vërtet e këndshme.
Në fund, filmi nxjerr një humor eksploziv, por humori nuk ju lë të ndiheni të mërzitur me filmin. Ndryshe nuk ishte quajtur edhe filmi “Johnny English Reborn”.
-----
JOHNNY ENGLISH REBORN
Regjia: Oliver Parker; skenari; Hamish McColl, bazar në tregimin e William Davies; drejtor i fotografisë: Danny Cohen; montazha: Guy Bensley; muzika: Ilan Eshkeri; dizajner: Jim Clay; kostumet: Beatrix Pasztor; producentë: Tim Bevan, Eric Fellner dhe Chris Clark; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 42 minuta.
Aktorë: Roëan Atkinson (Johnny English), Gillian Anderson (Pamela Thornton), Dominic West (Simon Ambrose), Rosamund Pike (Kate Sumner), Daniel Kaluuya (Agent Tucker), Richard Schiff (Fisher) dhe Pik-Sen Lim (Killer Cleaner).